Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit të tij. Gjatë festës është kujtuar edhe premiera e parë e këtij teatri, komedia "Vajza nga fshati" e Fatmir Gjatës me regji te Pandi Stillu.
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka festuar këtë të enjte 65-vjetorin e krijimit të tij.
Komedia "Vajza nga fshati" e Fatmir Gjatës me regji te Pandi Stillu është premiera e parë që u ngjit në këtë skenë, që promovoi teatrin më 11 janar të vitit 1953. Të pranishëm ishin figura të shquara të teatrit durrsak, si dhe personalitete nga fushave a të ndryshme. Lutfi Hoxha është një nga aktorët themelues.
“Teatri, s’ka nevojë tu a them por po ju a kujtoj, është tribunë e mesazheve të mëdha, ne e bëjmë teatrin, por e bëjmë për të tjerët. Kjo festë duhet të niste më një premierë por nuk e pamë këtu”, shprehet aktori Lutfi Hoxha.
Kryetari i bashkisë Vangjush Dako tha se bashkia i ka dhënë dhe do vazhdoje t’i japë mbështetje teatrit
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako thotë se, “teatri gjithmonë ka nevojë për më shumë, qyteti pret, kemi pasur shumë shfaqje të cilat kanë treguar që këtë qytet ka dëshira, ka etje për kulturë dhe ne nën motivacionin e njerëzve për ti shërbyer, vazhdojmë ti shërbejmë edhe në anën kulturore, pra i uroj teatrit gëzuar ditëlindjen dhe të vazhdojë në këtë punë të mirë që kanë nisur dhe që ka bërë gjatë këtyre viteve”.
Aktiviteti ka vijuar me takime dhe kujtime të aktorëve, regjisorëve dhe drejtuesve të Teatrit të Durrësit në vite.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.3%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 2912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ A e ka dorëzuar Ndrea Prendi, Sali Berishën te prokurorët e SPAK?! Ish-shefi Gardës ka rrëfyer kush dha urdhrin për vrasjet
11 Gusht, 14:52
-
Siguria për sezonin turistik/ Bllokohen 44 mjete lundrimi nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit
11 Gusht, 14:51
-
Lufta/ Moska i kërkon OKB-së të dënojë sulmin ukrainas në Kursk
11 Gusht, 14:49
-
Moska kërcënon: Përgjigja jonë e ashpër për sulmet e Kievit në Kursk nuk do të vonojë
11 Gusht, 14:44
-
Izraeli bllokon kanalin e lajmeve libaneze të lidhur me Hezbollah
11 Gusht, 14:32
-
Sulmi izraelit në shkollën në Gaza, Scholz telefonon Netanyahun: Ndalni dhunën, duhet armëpushim
11 Gusht, 14:23
-
Ministri i ri i Brendshëm inspektim në Sarandë: Masa të rrepta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt
11 Gusht, 14:13
-
VIDEOLAJM/ Veliaj 'hedh' në tapet kreun e Federatës së Mundjes Sahit Prizreni
11 Gusht, 14:12
-
PROFIL/ Kush është Islam Dudaev, fituesi i dytë i medaljes Olimpike për Shqipërinë
11 Gusht, 13:48
-
Vodhën 140 mijë € në Shkodër, pas mashtrimit në Exchange fshiheshin 3 gjeorgjianë! Njëri kapet në Stamboll, deportohet! Dyshohet se vodhën edhe në Tiranë e Vlorë
11 Gusht, 13:27
-
Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar
11 Gusht, 13:17
-
Zjarr në fshatrat e Delvinës, rrezikohen banesat! Nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve
11 Gusht, 13:12