Teatri çelet me dramën shqipe
Hysi: Cilësia, problemi më i madh 

Teatri çelet me dramën shqipe<br />Hysi: Cilësia, problemi më i madh <br>
Teatri Kombëtar do ta çelë sezonin artistik me një dramë shqipe “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” me autor Ferdinand Hysin.  Emocionet e premierës po fillojnë të ndihen. Është një komedi e re shqipe, ngjitet për herë të parë në skenë. Nuk ka provuar ende as triumfe, as dështime… Trupa artistike e shfaqjes “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” me autor Ferdinand Hysin dhe me regji të Elma Doresit po realizon në Teatrin Kombëtar provat e fundit dhe është gati të përballet me publikun në datat 13 e14 Janar.

Një ish drejtor shkon te drejtori i ri dhe në momentin që do të largohet i thotë: “Të kam lënë tri zarfe, kur të kesh vështirësi hapi njëri pas tjetrit, me radhë”. Kjo është intriga e shfaqjes. Ferdinant Hysi rrëfen më tej historinë e kësaj komedie.

“U shkrua për herë të parë pas viteve ’90 me një titull tjetër ‘Mjeshtër i cirkut’, fitoi edhe një çmim të dytë në një konkurs letrar”. Edhe dramaturgu ka nevojë ta mbështesë veprën e tij tek aktorët me përvojë. 

“Edhe roli i shkruar në atë mënyrë duke iu përshtatur temperamentit të aktorit, aktualisht është një staf shumë i mirë me Bujar Asqeriun, kam pasur fatin të vendos disa drama në skemë”. Është e pamundur të mos flasim me dramaturgun e njohur edhe për problemet e dramës shqipe.

“Elma është një regjisore që unë e vlerësoj si vepron dhe punën dhe dëshirën për dramën shqipe. Nuk mund të themi se nuk kemi dramë shqipe, por në drejtim të cilësisë është një debat që ia vlen të bëhet. Drama shqipe ekziston, ka probleme shumë, të cilësisë, por më shumë ka probleme të pranimit të saj, pasi nuk ka si të zhvillohet ndryshe. Laboratori i zhvillimit të saj ndryshe është teatri”

Komedia “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” do të ngjitet në skenë me aktorët: Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Gladiola Harizaj, Dritan Borici, Rajmonda Bulku, Klod Hoxha, Devis Muka e Klea Huta. Skenografia është konceptuar nga Drini Shehu, ndërsa Kostumografia nga Laedia Hajdari.hysi

Ferdinand Hysi gjatë intervistës me gazetaren e Report TV Dhurata Hamzai

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit