Ndonëse, humbjet financiare në sektorin e artit janë rreth 90 për qind për shkak të COVID 19, krahasuar më një vit më parë, humbjet më të mëdha në kulturë, për të cilat s’do të ketë asnjë ‘matës’ do të ndihen në të ardhmen. Megjithatë, drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo ka gjetur alternativa, që prej muajit korrik, për të qenë pranë publikut, sikundër do të bëjë edhe në datë 10 shtator në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve dhe në rrethe.
“Do jemi në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve fillimisht. Edhe do të udhëtojmë në Durrës, Fier, Kukës, Rrëshen dhe Pukë. Është një sforco, por kjo përkon edhe me politikën e teatrit për të qenë pranë publikut”.
Edhe pse në këto gjashtë muaj nuk është prezantuar asnjë strategji afatgjatë nga institucionet e kulturës, Londo shprehet optimist dhe flet për punën që po bën për t’u rikthyer me shfaqje edhe në sallën e Arturinës
“Ne jemi një teatër që lëvizim vazhdimisht, por unë mendoj se shumë shpejt do të jemi gati që të kryejmë shfaqje të reja në sallë, për fëmijë edhe adoleshent”, thotë Londo.
Ndërsa, Teatri Kombëtar nuk ka bërë asgjë publike për këtë sezon. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit janë rikthyer në institucion fizikisht, pa e pasur ende të qartë, nëse do të vijojnë me shfaqje online apo do të punojnë për të qenë pranë artdashësve në hapësirat publike. E megjithatë, edhe Teatri i Metropolit çel sezonin në datë 11 shtator me shfaqjen “5 ditë mbret” të Stefan Çapalikut në tarracën e Pallatit të Kulturës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.5%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor 2024, 10:23
-
Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!
8 Dhjetor 2024, 15:09
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
'Gruaja e burrit tim', një komedi e zezë për jetën e dyzuar! Shfaqja me regji të Kiço Londos vjen për publikun në Tiranë
16 Nëntor 2024, 10:29
-
'Agnesa e Zotit', vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë! Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore
7 Nëntor 2024, 10:49
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor 2024, 21:26