Teatri i Gjirokastrës vjen me
dramën e Bordon-it në Tiranë

Teatri i Gjirokastrës vjen me<br />dramën e Bordon-it në Tiranë<br>
Trupa e Teatrit “Zini Sako” , Gjirokastër sjell në datat 1, 2 dhe 3 nëntor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqjen “Hënat e fundme” të dramaturgut të njohur italian Furio Bordon. Aktorët e teatrit të Gjirokastrës ngjisin në skenë një nga problemet e mprehta, në qytetërimin e “Homo Sapiensit”, që është në grahmat e fundit të dashurisë.

A është ky dhe fundi i dashurisë së fëmijës ndaj prindit. Cila është arsyeja që prindërit braktisen në mëshirën e fatit, duke përfunduar të mbyllur në një azil për të moshuar?!

Drama trajton edhe shkaqet e  kësaj barktisjeje, të cilat nuk janë vetëm për të lehtësuar jetën, por edhe për shkak të mospërputhjes së madhe në këndvështrimin e saj.

“Por, nëse pranojmë, se pleqëria nuk është një sëmundje… atëherë, duhet gjetur mënyra për trajtimin e merituar të saj.” Ky është mesazhi i dramës “Hënat e fundme”. Sepse dashuria është i vetmi ilaç dhe e vetmja forcë rëndese, sipas Ainshtajnit, që kuron të gjitha problemet, në një shoqëri tejet të sëmurë!

Drama ngjitet ne skenë me regji te Vasil Çukllës dhe luajnë aktorët Viktor Çaro, Seliana Dalipaj dhe Aleksandër Kondi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari