Teatri Kombëtar tre muaj
pushime, hap dyert më 4 teto

Teatri Kombëtar tre muaj<br />pushime, hap dyert më 4 teto
Artistët e Teatrit Kombëtar kanë nisur pushimet që në muajin korrik. Ka kaluar gushti dhe shtatori dhe ende nuk ka filluar puna në këtë institucion. Ndërkohë drejtuesit e Teatrit Kombëtar kanë deklaruar zyrtarisht se dyert e këtij institucioni hapen më 4 tetor. Sipas burimeve të vetë këtij institucioni sezoni i ri i teatrove do të nisë me shfaqjen "Ëndrra e një nate vere", një vepër e cila pati sukses gjatë sezonit të kaluar.

Kjo komedi u ndërpre në muajin qershor, por do të jetë e para që do të ngjitet në skenë gjatë muajit tetor. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tri ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demetrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizandri arratisen në pyll.

Demetri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave. Magjia, aksioni, dashuria dhe humori janë mjetet e kësaj formule magjike.


Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024