Një muze i ri arkeologjik nëntokësor pritet të hapë dyert në sheshin “Nënë Tereza”, duke u bërë një destinacion i rëndësishëm për qytetarët dhe turistët. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja e cilësoi këtë projekt si një lajm të mirë për kryeqytetin, duke theksuar nevojën për më shumë qendra muzeale dhe destinacione kulturore.

“Tirana vibrante e një jete kaq të gjallë, e ka të domosdoshme të ketë sa më shumë qendra, pika muze, destinacione të ndryshme brenda qytetit. Deri sot kemi vuajtur në këtë drejtim. Sa kohë punojmë për rimuzeuzimin dhe rijetëzimin e Muzeut Historik Kombëtar, ka për të qenë qendër e jashtëzakonshme edhe përtej vendit, do të bëjmë të pamundurën për mundësi të reja”, tha Gonxhja.

Objekti i muzeut është i dizajnuar me kujdes, duke ruajtur monumentin e kulturës në vetvete dhe duke integruar pjesë të kolonadave dhe ansamblit arkitektonik të sheshit. Çdo ndërhyrje, përfshirë gërmimet dhe punimet ndërtimore do të realizohet nga inxhinierë dhe specialistë të trashëgimisë.

“Muzeu nuk është vetëm për Tiranën. Ai është pjesë e një strategjie të gjerë për rritjen e turizmit kulturor, ku çdo vizitor do të mund të ndjejë historinë dhe rëndësinë e artefakteve tona”, tha Gonxhja.

Ky muze u cilësua nga ministri si një hap përtej hapësirave të zakonshme dhe përmes tij, mund të zhvillohet edhe edukimi kulturor për fëmijët dhe të rinjtë, duke e bërë historinë më të afërt për të gjithë.

Për realizmin e Muzeut nëntokësor është ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili është duke punuar edhe për parkimin në sheshin “Nënë Tereza”.

“Për gjithë hapat e projektit do të njihemi. Nuk ka asnjë lloj kanosjeje ndaj hapësirave aktuale në përdorim nga Instituti Arkeologjik apo Universiteti përkatës”, u shpreh ministri.

Në fushën e trashëgimisë kulturore, Gonxhja bëri me dije se po vijon puna për restaurime dhe ndërhyrje në qytete muze si Berati, Gjirokastra dhe Butrinti, duke përmirësuar infrastrukturën për vizitorët dhe duke siguruar ruajtjen e artefakteve.

Fondacioni i Butrintit ka realizuar një paketë investimesh për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët. Rikonstruksioni i monumenteve, përfshirë Kalanë Veneciane dhe përmirësimi i rrjetit elektrik, parkingut dhe sinjalistikës, kanë bërë që numri i vizitorëve të rritet 147%, dhe të ardhurat 218%.

Në total, buxheti për kulturën ka pësuar rritje, duke mundësuar projekte artistike, programe edukative dhe rritje të performancës së institucioneve kulturore, ndërsa institucionet kulturore kanë pasur rritje të numrit të vizitorëve dhe të ardhurave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
'Teatri Kombëtar 627% më shumë bileta’, Gonxhja: Cirku jo në lartësinë e duhur, por me 591% më shumë të ardhura

Numri total i biletave të shitura nga aktivitetet kulturore është rritur me 57% duke rritur të ardhurat me 96%. Sipas ministrit Blendi Gonxhja, i cili e dha lajmin në konferencën për shtyp, kjo përkthehet në rreth 5 milionë e 970 mijë lekë të reja, një e dhënë që ai e nënvizoi. Numri i pjesëmarrësve dhe i shfaqjeve është rritur paralelisht me 7%.

Gonxhja vlerësoi arritjet e teatrove ku ai Kombëtar ka rritje me 627% të biletave dhe 52% të ardhura. Ai nënvizoi edhe Cirkun Kombëtar, i cili pavarësisht kushteve, ka 117% më shumë bileta.

 “Në Teatrin Kombëtar, kemi 627% më shumë bileta në 2 muajt e parë të vitit dhe 52% më shumë të ardhura. Teatri kombëtar, është e rëndësishme të bëjë shfaqje të nivelit të lartë. Në teatrin eksperimental 67% më shumë bileta dhe 155% më shumë të ardhura. 188% më shumë të ardhura në qendrën e kulturës për fëmijë. 591% më shumë të ardhura nga Cirku Kombëtar i cili edhe pse ende i pasistemuar përfundimisht, pa një qendër që të kryejë aktivitetin e vet për të cilin ne po punojmë në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, edhe në kushtet që jemi, Cirku Kombëtar ka 127% më shumë bileta”, tha Gonxhja.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 27/03/2026 17:57

    I quajturi Sheshi "Nene Tereza" eshte tek Aeroporti i Tiranes, nuk ka pse te jete perpra Universitetit, ku sheshi duhet te quhet "Ismail Qemali" dhe aty te ngrihet nje permendore dinjitoze e tij.

    Përgjigju
  • rezi: 27/03/2026 16:04

    Muzeu historik kombëtar në restaurim,galeria e arteve mbyllur,punimet në teatrin kombëtar po ecin me hapat e breshkës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?