Teatri Kombëtar do të
zhvendoset afër Liqenit Artificial

Teatri Kombëtar do të<br />zhvendoset afër Liqenit Artificial
TIRANE- Ish Instituti i Energjitikës, i cili ndodhet 500 metra në distancë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” do të bëhet një pikë takimi me artin. Së fundmi kjo godinë është shfrytëzuar nga Ministria e Arsimit, si qendër universitare e shërbimeve për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ndërkohë që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka njoftuar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, përfaqësues të kësaj qendre pohojnë se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për ta kthyer këtë godinë në një qendër multikultorore, ndërkohë që ekspertët e Ministrisë së Kulturës kanë shkuar vetë për ta inspektuar godinën. Kumbaro ka deklaruar zyrtarisht se ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit, ndërtimi i një skene të re multiartistike në kryeqytet janë “kantieret” në të cilat do të operohet për vitin 2015.

Ministrja e Kulturës e ka përforcuar deklaratën për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar edhe në një emision televiziv, ku është pyetur për koston e çeljes së “Shtëpisë së gjetheve”, duke argumentuar me detaje projektin dhe shpenzimet e bëra. Kumbaro ka pohuar se “godina e Teatrit Kombëtar është jashtë funksionit dhe çdo përpjekje për ta rikonstruktuar do të ishte një investim i shkuar dëm.” Ndërsa një projekt për një teatër të ri kërkon kohë dhe kosto financiare, Kumbaro ka pohuar se kanë identifikuar një zonë në Tiranën e Re, ku do të ndërtohet një hapësirë skenike për të mos krijuar shkëputje të aktiviteteve.

“Ministria e Kulturës ka identifikuar tashmë një hapësirë të lirë në Tiranë, të papërdorur në gjithë këto vite po në qendër të Tiranës për të ndërtuar një hapësirë të re skenike në shërbim të aktorëve. Do jetë një qendër arti multifunksionale me skena dhe salla ekspozimi. Kjo hapësirë është në Tiranën e Re. Ndërkohë për Teatrin do të shkohet drejt një koncepti të një teatri të ri”, ka pohuar ministrja e Kulturës Kumbaro. Edhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka pohuar kohë më parë për mediat se do të bëhet rikonstruksioni i këtyre ambienteve, duke u shprehur se shembja dhe ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar do të kryhen në harkun e një viti.

Burime nga Ministria e Kulturës pohojnë se në Mars do të kryhet konkursi për studion fituese. 4 milionë euro është shuma që do të shpenzojë Ministria e Kulturës për këto ndërhyrje, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i Shtëpise së Operës. 2.5 milionë euro i përkasin fondit grek dhënë në vitin 2002, por i pashfrytëzuar deri më sot, ndërsa 1.5 milionë euro do të dalin nga fondet e shtetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut