Baleti 'Liqeni i Mjellmave' 2 netë në Pallatin e Kongreseve
“Liqeni i Mjelmave” do të shfaqet për publikun në datat 16 dhe 17 qershor - ora 20:00 në Pallatin e Kongreseve.
Balerina Adela Muçollari në prova për "Liqeni i Mjelmave"
Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor njofton se kryevepra e Tchaikovsky rikthehet ne Pallatin e Kongreseve si shfaqja me e suksesshme e trupës së baletit të TKOB në sezonin e shkuar.
“Liqeni i Mjelmave” do të shfaqet për publikun në datat 16 dhe 17 qershor - ora 20:00 në pallatin e Kongreseve, në 2 netë të jashtëzakonshme për publikun. Ndërsa biletat vijojnë shitjen ne sportelin e Pallatit te Kongreseve, çdo ditë nga ora 10:00-20:00.
“Liqeni i Mjellmave” u dha për herë të parë premierë më 29 maj 2004 edhe në skenën tonë, duke udhëtuar nga Rusia në Shqipëri dhe duke përcjellë emocionet e një prej pjesëve të triologjisë Çajkovskiane. Një bashkëproduksion me balerinë bullgarë (Dilyana Nikiforova, Yasen Valchanov), dekor të ardhur nga Teatri Operas në Romë, me artistë shqiptarë në skenë, vënë në skenë nga koreografi “Artisti i Popullit” Agron Aliaj dhe dirigjentët Boris Spassov dhe Edmond Doko. Çajkovski ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog.
Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuar me meloditë popullore kombëtare.liqeni i mjelmave tob (4)
Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre “Grupi i të pestëve”, por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i “Grupit të fuqishëm”. Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë. Veprat e baletit që mbajnë emrin e tij ndër më të njohurat janë “Liqeni i Mjellmave” (1876), “Bukuroshja e fjetur” (1889) dhe “Arrëthyesi” (1892)
( Trupa e baletit të TKOB duke bërë prova për shfaqjen, e cila do të jepet në Pallatin e Kongreseve )
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor, 20:50
-
'Gruaja e burrit tim', një komedi e zezë për jetën e dyzuar! Shfaqja me regji të Kiço Londos vjen për publikun në Tiranë
16 Nëntor, 10:29
-
'Vallëzo me ne', shfaqje gala në TKOB nga Adela dhe Anxhelo Muçollari! Vëlla e motër 'celebrojnë' 15 vite në skenë
15 Nëntor, 15:49
-
Guida Kulturore/ Nis sot Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh
13 Nëntor, 08:20
-
“Një tigër në shtëpi”, shfaqja për fëmijë te Eksperimentali! Fundjava/ Muzikë, kërcim dhe humor për spektatorët e vegjël
11 Nëntor, 10:52
-
'Agnesa e Zotit', vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë! Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore
7 Nëntor, 10:49
-
Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’
31 Korrik, 12:05
-
Baleti kontemporan 'Uni' shfaqet me sukses në Durrës, Shqevi: 'Uni' na bën të rikthejmë vëmendjen te brendia jonë
27 Korrik, 14:34
-
“Hidhur”, të rinjtë me aftësi ndryshe ngjiten për herë të parë në skenë! Shfaqja në teatrin ‘Skampa’ të Ebasanit
12 Korrik, 15:45
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët
16 Nëntor 2023, 15:56
-
Panairi i Librit/ Nga Zvicra në Tiranë për ribotimet e babait, Bedri Dedes! Canosinaj, shkrimtari që drejton 'varkën' e librave! Kosova në stenda si model për Shqipërinë
15 Nëntor 2023, 10:39