Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkoi pezullimin e çdo veprimi, përfundon pas 12 orësh seanca në 'Kushtetuese', rifillon nesër

Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkoi pezullimin e çdo veprimi, përfundon pas 12 orësh seanca në 'Kushtetuese', rifillon nesër

Teatri duke u shembur dhe Presidenca

Ka përfunduar pas 12 orësh seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Seanca pritet të rifillojë sërish ditën e nesërme, për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Presidentit për pezullimin e çdo veprimi.

Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Gjatë seancës gjyqësore,  këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj,  rrëfeu përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë që sipas tij, qeveria, por edhe institucioni i Bashkisë, kanë bërë në lidhje me këtë çështje. Dervishaj  nënvizoi se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetueese.

Sipas presidencës është kërkuar gjithashtu projekti i Teatrit Kombëtar i cili ende nuk ka ardhur. Në lidhje me këto kërkesa të Presidencës për pezullimin e çdo veprimi Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nesër një vendim.

Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar nisi që në fund të vitit 2017, por godina u rrafshua mëngjesin e 17 majit, ngjarje e cila solli protesta dhe përplasje fizike mes aktivistëve për mbrojtjen e teatrit dhe policisë. Shembja e godinës u realizua pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re. Por, artistët u ndanë në dy grupe, pro dhe kundra shembjes së teatrit. PD-LSI u pozicionuan kundër shembjes së tetarit, duke e kthye madje edhe në një nga kauzat opozitare. Një pjesë e artistëve dhe opozita kërkonin rinovimin e tij dhe ruajtjen e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë dhe traditës kulturore të Shqipërisë.

Duke u pozicionuar në krah të PD-LSI, Presidenti Ilir Meta, në korrik të vitit 2019, depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit nr. 37/2018 të Kuvendit, i cili parashikonte ndërtimin e një teatri të ri, rrjedhimisht shembjen e godinës. Gjithashtu, Meta ka kërkuar rrëzimin edhe të vendimit të qeverisë nr. 377 / 2020 për kalimin e teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.  Sipas Metës ligji dhe VKM-ja cenojnë parimet kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
‘Teatri’, Dervishaj: Kuvendi nuk ka rivlerësuar konstatimet e Presidentit! S’mund të merren veprime derisa të përfundojë ky gjykim Kushtetues

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e tretë, për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar, e cilësuar si antikushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Gazetari Arsen Rusta raporton se Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka rrëfyer përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë që sipas tij, qeveria, por edhe institucioni i Bashkisë, kanë bërë në lidhje me këtë çështje.

“Presidenti pasi mori ligjin për teatrin nga kuvendi e vlerësoi me seriozitet, me dekret e ktheu për rishqyrtim. Kuvendi mori në shyqrtim dekretin e presidentit dhe vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e ligjit ndryshonin deri diku. Nga leximi i ligjit të ri na rezultoi se s’kishin marrë parasysh ato që kërkoi presidenti. Hoqën vetëm emrin e kompanisë private propozuese. Ata vendosën disa kushte e paragrafe dhe ky ligj të conte sërish tek e njejta kompani.

Cdokush që do donte te konkuronte për këtë projekt do duhet të negocionte me fusha shpk si pronar trualli. Këtu bie qendrimi kuvendit se do kishte një garë. Që nga miratimi e deri me sot ky ligj dëmton vlerat e identitetit tonë kombëtar. kompleksi i teatrit kombetar ne 80 vite ka kujtes kukturore e trashëgimi kombetare.

Ligji dhe VKM bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Ne shkurt 2020 qeveria e bashkia thane se tërhiqemi nga kontrata me privatin dhe do e bejme me para publike teatrin. Por te njëjtët insituticione pak me pare thonin skemi lekë. Në janar 2020 qeveria e bashkia thonin se sdo te kete asnje pasoje e teatri sdo prishej dhe pas nje muaji ne shkurt thane i kemi gjetur fondet dhe do e bejme vete. Tendeca ishte qe ceshtja e teatrit te dilte jasht juridiksionit kushtetues.Me 12 maj kryeministri e kryebashkiaku deklaronin se godinat e teatrit do te prishen. Keshilli bashkiak ende sishte mbledhur. Me 14 maj 2020 presideneti beri kerkesen e 2-te ne kete gjykate. Dhe thirrje e mesazhe publike: mos vendosni dore mbi teatrin kombetar deri sa te shorehet gjykata. Sic rezultoi ka kaluar e nje vit.

Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues. Kemi 5 mije firma qytetaresh qe kerkojn mos prishje godine”, tha Dervishaj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 17/06/2021 04:38

    Do ishte mire qe SPAK te kontrollonte tabulatet e celulareve nga Presidenti, Kryeministri, antaret e kushtetueses. Do te shohin se si vendoset ne menyre te "pavarur".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë