Teatri Kombëtar sukses me 
'Lukrecia Borxhia” në Francë

Teatri Kombëtar sukses me <br />'Lukrecia Borxhia” në Francë<br /><br>
Teatri Kombëtar ka marrë merr pjesë për herë të parë në edicionin e 20-të të festivalit “Mettre en scène” në Renne të Francës me dramën “Lukrecia Borxhia”. 

Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët: Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi e Marsel Rupi më 10 nëntor ka dhënë shfaqjen para publikut francez. 

Duartrokitjet dhe ovacione e shumta shoqëruan trupën shqiptare. pas këtij suksesi gazeta prestigjoze “Libèration” ka dërguar gazetarët e saj në Tiranë për të intervistuar protagonistët e këtij projekti teatror.

Një pjesë të mirë të këtij artikulli e zë figura e aktores kryesore të shfaqjes, Luiza Xhuvani për të cilën shprehen:” Në interpretimin e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria”.

Drama e saj personale është e  lidhur me dramën e personazhit të Lukrecia Borxhias, duke e bërë figurën e saj akoma më të prekshme për publikun. Në këtë artikull nuk është lënë pa përmendur rikthimi i publikut shqiptar drejt teatrit, ku vlerësojnë edhe mbështetjen nga Ministria e Kulturës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë