Teatri “Aleksandër Moisiu”, 50
vjet histori, godina e problematikat 

Teatri “Aleksandër Moisiu”, 50<br />vjet histori, godina e problematikat 
TIRANE- Pesëdhjetë vjet më parë në qytetin e Durrësit u përurua godina e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për qytetin bregdetar, që në atë kohë numëronte rreth 60 mijë banorë. Teatri i dramës dhe ai i varietesë ishin themeluar kohë më parë, përkatësisht në vitin 1953 dhe në vitin 1960, por artistët profesionistë dhe spektatorët takoheshin në sallën e kinoteatrit, e cila ishte adoptuar në godinën e një familje durrsake të shpronësuar, aty ku për shumë kohë më pas ishte kinema “14 Nëntori”.

Në një qytet si Durrësi ku qendra mbizotërohej ende nga banesa të hershme dhe me një treg në formën e vet tradicionale, ngritja e një godine masive me elementë modernë kishte problematikat e saj. Në vitin 1965, kur përfunduan punimet e teatrit, nuk kishte dalë ende në dritë Amfiteatri antik, një monument që gati–gati do t’i jepte emrin e tij qytetit. Qendra e Durrësit duhet të kujdesej edhe për të shkuarën e vet të largët. Teatri do të bëhej një shembull i parë i bashkëjetesës mes kulturave të të njëjtit popull, me gati 2000 vjet hapësirë në mes.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin