‘Teatri’ në kalendar, maxhoranca kalon me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin, Basha: Po vidhni 205 mln €

Shumica parlamentare futi me procedurë të përshpejtuar dhe votoi pr/ligjin për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Kalimi i pr/ligjit në komisionet parlamentare u votua me 74 vota pro, ndërsa opozita kundërshtoi këtë procedurë. Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se maxhoranca po kërkon të vjedhjë 205 milionë euro me një dorë, duke shkatërruar Teatrin. 

Doni ta bëni vjedhjen me ligj dhe procedurën e ligjit e shkelni. Kaq në nxitim jeni për të vjedhur. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat paqes sociale në vend. Bëheni mbi ligjin për të vjedhur mbi 200 mijë euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbahet më rendi? Po ligjëroni grabitjen e Teatrit Kombëtar. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se projektligji duhet të ishte hedhur nga rendi i ditës, pasi nuk ishte shoqëruar me projektvendimin.  “Nuk mund ta votojmë sot. Kështu shkruhet në rregullore, jo në librezën e “Toyota Yaris”. Pr/ligji nuk mund të diskutohet sot”.  

Edhe deputeti i LSI, Luan Rama kërkoi tërheqjen e projektligjit nga rendi i ditës.

Të tërhiqet procedura e përshpejtuar për këtë projektligj”. “Teatri nuk është çështje procedurash apo kartonësh, por për shkak të njëanshmërisë së problematikës që është shoqëruar debati për Teatrin Kombëtar. Tërhiqeni. Të bëjmë diskutim gradual, racional e transparent.

Luan Rama, nënkryetar i LSI  

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përgjigj se projektvendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës. 

Kam njoftuar depozitimin e projektligjit që në fillim. Ju nuk e ngritët çështjen në fillim të seancës.

Ishte përgjigja e Ruçit

Por menjëherë pas tij reagoi kryedemokrati Basha. “Ju thatë një gënjeshtër z. Ruçi. Ku është pr/vendimi? Doni të vidhni jo vetëm me ligj, por edhe me nxitim”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se “kjo është vjedhje publike”.

Prona publike po vidhet dhe po i jepet privatit. Akti është hartuar që kryeministri, ministri dhe kryebashkiaku mos të mbajnë përgjegjësi. Kur shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, Rama përgatiste vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e 250 milionë eurove.

Albana Vokshi, deputete e PD

Pas votimit në Kuvend, projektiligji do shqyrtohet në komisionit parlamentare gjatë javës që vjen dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, të enjten e ardhshme pritet të votohet në Kuvend nisma që parashikon shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e të riut. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
S’ndalen replikat për Teatrin, Basha-Ruçit: Po të përdorin si lolo! Në këtë moshë…

Kryedemokrati Lulzim Basha, më tej në fjalën e tij në Kuvend, replikoi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për të cilin tha se e ka përdorur Kryeministri Rama si “lolo”.

Ruçi iu përgjigj duke i thënë se në moshën që ka s’mund ta përdorë njeri si lolo.

Replikat mes tyre:

Basha: Po vidhni 200 milionë euro. Thirrini mendjes, tërhiqini urgjentisht, ka mbaruar rendi i ditës, ligjërisht mund ta sillni javën tjetër, moralisht s’keni pse i vini minat Teatrit Kombëtar.  Përdorin ty si lolo për të shkelur procedurën.

Ruçi: Termin tërhiqeni se as nuk më gënjen njeri as më përdor njeri në këtë moshë.

Ora 18:27
Vokshi thirrje socialistëve dhe Majkos në veçanti: Mos u bëni pis, vjedhje kriminale

Kuvendi u përfshi në debate pasditen e sotme, ku u votua kalimi në kalendar i projektligjit për Teatrin e ri Kombëtar.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi u ka bërë thirrje deputetëve socialistë dhe veçanërisht ministrit Pandeli Majko të mos votojnë procedurën, pasi sipas saj, projektligji për Teatrin është vjedhje.

Zoti Majko, refuzojeni këtë projektligj, mos bini në këtë krim, mos bini në këtë batak. Deputetë kolegë trë maxhorancës mos e lejoni veten që të përdoreni. Mos u bëni pis, mos u bëni palë me krmin, me trafikantët. Mos lejoni që të shkatërrohet teatri, pjesë e historisë tonë, që ky më pas të fitojë 205 milionë euro.

Albana Vokshi, deputete e PD-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 28/06/2018 19:28

    Ju te PD ,nga ana llogjike keni te drejte , por ajo qe te terbon eshte se si Lul Basha , Albana Vokshi me ne krye Sali efendiun i kane bete prones publike ,ate qe nuk ja ka bere asnje qeveritar per 116 vjet shtet shqiptar .Keni vjedhur me rrugen e kombit , me Cezin , me koncensionet, ne numer rekord 380 te tilla dhe me e poshtra ,te gjitha per sejmenet tuaj . Nuk qendron poshte as Nano dhe se fundi, timonieri qe eshte vazhduesi me i denje i vales se fundit te zhdukjes se prones publike . Si klase politike ju duhet te qeroheni nje here e mire dhe nje brez i ri i pa babzitur si ju ,te drejtojne jeten politike shqiptare . Edepsez te gjitha ngjyrave

    Përgjigju
  • Ops: 28/06/2018 18:51

    450€ metrri ne qender te Tiranes ndersa ne rruge te ndrryshme 900€ e siper ca jane zona A , jo qeveri hajdutesh por qeveri gjakpirsish. Turp legenat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin