Teatri shëtitës në Lezhë, vihet në skenë komedia ‘Boing-Boing’ (VIDEO)

Kanë rinisur aktivitetet kulturore në Lezhës pas një viti pandemi. Salla e pallatit të kulturës për një natë u shndërrua në teatër ku regjisori Kiço Londo shfaqi komedinë "Boing-Boing" me pjesëmarrjen e dy aktorëve nga ky qytet.

Pas një ndërprerje të gjatë për shkak të pandemisë, në Lezhë janë rikthyer aktivitetet kulturore.

Teatri shëtitës "Çajupi"  vuri në skenën e pallatit të kulturës komedinë "Boing-boing", me autor Mark Kamoleti dhe regji të Kiço Londos.

“Jam shumë i emocionuar nga pritja e spektatorëve të Lezhës. Natyrisht që spektatorët e Lezhës kishin një motiv shumë të madh, kishte dy artistë në këtë shfaqje, Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj. Lezha përveçse është qytet i lashtë, është qytet i mënçur, e kupton që ka dy nga yjet e artit”, tha regjisori Kiço Londo.

“Vendosa kësaj radhe si asnjëherë tjetër të ndjek një startegji, nuk bëra asnjë postim në Instagram. E lash thjesht në zgjedhjen e qytetit të Lezhës. Duke parë interesin jam llahtarisht i surprizuar. Pa bërë asnjë postim salla ishte super plot. Faleminderit Lezha, ju kam shumë xhan. Më keni surprizuar shumë”, u shpreh aktori Gentian Zenelaj.

“Kjo shfaqje që nuk është se ka ndonjë mesazh të madh,është për të ardhur për të çliruar stresin edhe me ik të lumtur në shtëpi. Unë them që jam shumë krenare dhe kam dalë super e nderuar nga qyteti im. Rikthehem në këtë skenë pas afro 20 vjet ose ndoshta 18 vite pa frikë dhe kam ndjerë jashtëzakonisht shumë emocion”, tha aktorja Ruina Dembacaj.

Inerpretimet e 6 aktorëve mes të cilëve dhe dy lezhianëve, Gentjan Zenelaj dhe Rudina Dembacaj, tërhoqen vëmendjen e spektatorëve të cilët kishin mbushur sallën si asnjëherë më parë.

“Një komendi pas pandemisë ishte si ajo qershia mbi tortë. Besoj se i ka munguar shumë Lezhës. Ishte shumë kënaqësi që morëm pjesë dhe publiku e priti shumë mirë”, tha një spektator.

“Për mua shfaqja është hera e pestë që e shoh. Sot është hera e pestë dhe çdo herë është si hera e parë. Një regji fantastike, aktorë të jashtëzakonshëm”, vijoi një spektator tjetër.

“Sonte qytetaria lezhiane u tregua e gatshme për të treguar se po rikthehet buzëqeshja në Lezhë. Që në hyrjen e sotshme kuptohej që njerëzit ishin të etshëm pas mbylljes rreth 2 vjeçare”, u shpreh Mark Gjoka, përgjegjësi i Pallatit të Kulturës.

Komedia "Boing-boing" mbajti të mbërthyer publikun për 90 minuta, ndërsa garantohet se aktivitet të tilla tashmë do të jenë të vazhdueshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka