Teatria "Spahivogli", shfaqet
monodrama “e nxehtë” e Dario Fosë

Teatria monodrama “e nxehtë” e Dario Fosë">
TIRANE- Një temë e nxehtë, ajo e marrëdhënies dashurore, si mund të mbahet gjallë, si mund të forcohet e të ndjehesh i lumtur në këtë marrëdhënie, mbetet ende një ccështje e mbyllur në shoqëri. Njeriu në jetë kurrë nuk flet për marrëdhënien e tij intime. Kjo ka qenë shtysa që autorët të sjellin nëpërmjet kësaj monodrame këtë temë: si të jemi të sinqertë me veten, si të kuptojmë ccfarë na bën të lumtur, si të dimë ta arrijmë lumturinë.

Në data 21 dhe 22 Shkurt, ora 19:00, në skenën e TKE “Spahivogli” shfaqet monodrama “Seks?! T'falemnders, sa me e provu” shkruar nga Dario, Franca e Jacopo Fo. Kjo pjesë interpretohet nga aktorja Rita Gjeka me regjinë e Merita Smajas dhe ngjitet në skenë e mbështetur nga teatri "Migjeni", shoqata "Gruaja tek gruaja dhe Instituti Italian i Kulturës. Monodrama fillon me marrëdhenien e parë seksuale në univers që është ajo midis Adamit dhe Evës, një marrëdhënie që erdhi si rezultat i një ndjenje, por ata të dy, nuk e njihnin njëri- tjetrin, nuk dinin asgjë për njëri - tjetrin , nuk njihnin as veten, pra trupin e tyre ,e kjo marrëdhënie vjen nëpërmjet gojës së Evës, gruas së parë në univers, me një gjuhë të thjeshë.

Më pas monodrama rrëfehet nëpërmjet gojës së një femre, e cila shpjegon çdo fazë të jetës, pra duke filluar me lindjen, njohjen me seksin mashkull, njohjen me perversin e radhës, njohjen me dashurinë, efektet e saj, shtatzaninë, abortin, orgazmën , ftohtësinë femërore e mashkullore e mbërrin deri tek përdhunimi, fenomen tragjik dhe shumë i rëndë në shoqëri, por prezent.

E ajo që nënvizohet është fakti se sado kulturë të kesh, përballë forcës së pushtetit e parasë je një hicc, sa nuk arrin të thuash as fjalën tënde, nuk arrin as të denoncosh. Fakti që është shkruar nga një familje, e fakti që është interpretuar nga një femër që ka provuar dhunën seksuale, Franca Rame, fakti që edhe sot në Shqipëri sillet nga dy femra ...tregon se është diçka që duhet të shkojë tek të gjithë është brendësia jonë, për të cilën kemi nevojë të përballemi e ta shohim drejt e në sy.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes