Teatrit Kombëtar VKM-ja 2017 i hoqi statusin Monument Kulture

Teatrit Kombëtar VKM-ja 2017 i hoqi statusin Monument Kulture

Sindikata e pavarur e skenës dhe ekranit dhe ajo e aktorëve të pavarur të Teatrit Kombëtar protestuan këtë të hënë në hapësirat e Teatrit Kombëtar për ruajtjen e godinës së vjetër, që ata e konceptojnë si vlerë monumentale. Arkitektët, restauratorët e aktivistët janë mbledhur e kanë shprehur deklaratat e tyre se kërkojnë që Teatri të qëndrojë aty ku është dhe të ribëhet ashtu siç është projektuar nga arkitekti italian Giulio Berte më 1938-n.

Restauratoari Kreshnik Merxhani dhe aktiketki i njohur Arben Biçoku u solidarizuan me artistët.

Merxhani u shpreh se “Teatri Kombëtar ka vlera historike dhe arkitekturore dhe duhet restauruar. Nuk mund të shfuqizohet si Monument godina e Teatrit Kombëtar pa transparencë”, tha restauratori Merxhani.

Akitekti Biçoku tha se “Kjo ndërtesë përfaqëson një pikë të rëndësishme arkitektonike të Tiranës. Godina e Teatrit Kombëtar duhet ruajtur”. Më tej Biçoku tha se “Në 2017-n me një vendim qeveria iu hoq mbrojtja kësaj zone. Kjo ka ardhur në mënyrë të përgatitur që të shëmbet. Patjetër që në teatër ka probleme, gjendja fizike nuk pasqyron dinjitetin e vet, por duhet të restaurohet. Cështja është a i duhet Tiranës një teatër tjetër? Patjetër që duhet, por a është ky vendi i duhur? Unë mendoj që kjo godinë duhet ruajtur dhe duhet reastauruar dhe teatrit tjetër t’i gjendet vendi.

Kemi pasur të njëjtin qëndrim kur është thënë për t’u prishur Piramida, e kemi kundërshtuar këtë, kemi pasur këtë qëndrim për stadiumin por u prish. Teatri dhe stadiumi të hequr nga mbrojtja dhe për t’u prishur pa pasur asnjë diskutim paraprak. Kjo mua më duket arrogancë”, tha Biçoku në fjalën e tij. Arkitekti Biçoku kujtoi se që nga viti 2008 e deri tani për Tiranën janë përgatitur tri plane rregulluese, dhe se ky qytet ka të mangët territorin publik. Ai theksoi se “Territori pranë teatrit nuk duhet tjetërsuar.

Thonë që është objekt i përkohshëm, në asnjë material se kam gjetur që është i përkohshëm. Thuhet se gjendja e tij është e keqe, por është se nuk është vënë dorë për ta rikonstruktuar. Është dashur pa nuk është vënë dorë. Ky qytet ka të mangët territorin publik, që të funksionojë normalisht duhet të shtojë trojet publike. Këtu në vend që të shpronësohen trojet private publike, kërkohet që toka publike t’i kalojë privatit. Nga 2008 janë përgatitur 3 plane rregulluese, ky qytet ka të mangët trojet publike, që të funksionojë normalisht duhet të shtojë trojet publike”, tha arkitekti i njohur Arben Biçoku.

Ndërsa restauratori Kreshnik Merxhani i pyetur nga “Shqiptarja.com” se çfarë roli ka Instituti i Monumenteve të Kulturës në shfuqizmin e ligjeve për monumentet shprehet se “Shpallja e kësaj VKM-je hyn tek transparenca që e kanë kërkuar të gjithë, nuk mund të heqësh statusin e një monumenti pa një relacion tekniko-ligjor, që duhet të shfuqizohet duke njohur gjendjen e konservimit dhe shumë elementë të tjerë që  e mbajnë atë si monument kulture. Duhet menduar kështu edhe për qendra të tjera që janë monumente, sepse deri më sot dihet që edhe tek ato që janë shpallur monumente ka abuzime. Qeveria i jep statusin monumentit, por duhet të ndiqet me gjithë procesin.  I marrin vendimet dhe nuk kanë ftuar specialistët. 

Ligji njeh disa versione të bashkëpunimit, ku duhet të jenë bashkë disa institucione, Instituti i Monumenteve, ai i Arkeologjisë e më gjerë. Ata duhet të argumentojnë vlerat nga pikëpamja arkitektonike dhe e vlerave historike nëse stausi duhet hequr apo ruajtur”. Sipas Merxhanit, “Instituti i Monumenteve nuk  e ka bërë rolin e tij, për aq kohë sa nuk e ka bërë publik relacionin”.  Megjithatë një gjë është fakt, dy vendimet kundëvënëse janë në fletoren zytare: Ai i vitit 2000 që e shpall Monument Kulture Teatrain Kombëtar të përfshirë në Ansamblin qendror të Toranës dhe ai i 2017-s që e ka shfuqizuar këtë ansambël bashkë me monumnetin:

Vendimi i vitit 2000: TK ne ansamblin Monument-Kulture"

“VENDIM Nr .180, date 13.4.2000 PER SHPALLJEN ANSAMBEL MONUMENT- KULTURE TE AKSIT KRYESOR DHE QENDRES HISTORIKE TE QYTETIT TE TIRANES

Në mbeshtetje të nenit 100 të Kushtetutes dhe te neneve 2 dhe 16, te ligjit nr. 7867, date 12.10.1994, "Per mbrojtjen e pasurise kulturore të luajtshme dhe te paluajtshme" , me propozimin e ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, Keshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpallet "Ansambel monument-kulture", aksi qendror dhe qendra historike e qytetit te Tiranes, sipas planimetrise qe i bashkelidhet ketij vendimi.

2.Kufijte e ketij ansambli jane: Nga sheshi perpara stacionit te trenit, pergjate shtetitores "Deshmoret e Kombit", deri prapa hotel Tiranes". Vazhdon pergjate rruges "U. Pano", deri ne kryqezimin me "Rrugen e Barrikadave". Pergjate "rruges se Barrikadave", deri ne kryqezimin e saj me rrugen "Punetoret e Rilindjes". Pergjate rruges "Punetoret e Rilindjes" deri tek "Ura e Tabakeve". Pergjate bulevardit "Zhan D'Ark" deri tek ura e "Rruges se Elbasanit". Kalon uren dhe vazhdon ne bulevardin "Bajram Curri" deri ne kryqezimin me rrugen "Lek Dukagjini". Pergjate rruges "Lek Dukagjini" deri te stadiumi "Qemal Stafa". Pergjate rruges qe perfshin stadiumin "Qemal Stafa", duke perfshire 100 m thellesi ne jug te rruges perpara Universitetit Politeknik, deri te sheshi perpara Gardes se Republikes.

Nga sheshi perpara Gardes se Republikes, pergjate rruges "Deshmoret e 4 shkurtit" deri ne kryqezimin me "Rrugen e Kavajes". Pergjate "Rruges se Kavajes" deri te sheshi ne krah te "Lidhjes se Shkrimtareve". Nga ky shesh pergjate rruges "Kajo Karafili" deri ne kryqezimin me rrugen "Ded Gjo Luli". pergjate rruges "Ded Gjo Luli" deri ne daljen ne shetitoren "Deshmoret e Kombit" .pergjate shetitores "Deshmoret e Kombit" deri te sheshi perpara stacionit te trenit…..

KRYEMINISTRI Ilir Meta

Në 2017-n vendimi i Teatrit Monument shfuqizohet

VENDIM Nr. 325, datë 12.4.2017

“VENDIM Nr. 325, datë 12.4.2017 PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË TIRANËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË MBROJTUR PËRRETH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr. 9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

3. Vendimi nr.180, datë 13.4.2000, i Këshillit të Ministrave, “Shpallja Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës”, shfuqizohet. 4. Ngarkohet Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)