TEC-et lundruese nisin prodhimin e energjisë në dhjetor! KESH për Report TV: Kostoja për një megavat deri 170 euro! S’kemi bërë pagesa qiraje

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, që kur dy termocentralet lundruese mbërritën në portin e Vlorës, ende nuk ka nisur prodhimi i energjisë, edhe pse ERE ka licencuar KESH për të nisur prodhimin e energjisë tek Tigri 1 dhe Tigri 3.

Korporata Elektroenergjetike thotë për Report TV se të dy TEC-et lundruese janë në fazë testimi e certifikimi, dhe ende nuk ka përfunduar kolaudimi i tyre që të merren në dorëzim nga KESH.

Prodhimi i energjisë nga këto asete gjeneruese termike pritet të nisë në dhjetor, dhe sipas informacioneve që Report TV ka siguruar kostoja për një megavat të prodhuar nga këto TEC-e do të jetë mesatarisht 150-170 euro, por nuk përjashtohet që çmimi të ndryshojë në varësi të çmimit të lëndës djegëse.

Këto TEC-e u morën me qira në mes të krizës së çmimeve të energjisë, kur çmimi për megavat arriti deri në 1000 euro në bursë, por tanimë çmimet luhaten poshtë 150 euro për megavat.

Deri më tani për këto dy TEC-e janë paguar 42.2 milionë lekë për mbërritjen dhe zhdoganimin e tyre si edhe 1.7 milionë euro për furnizimin me vaj lubrifikues që do të përdoret nga këto dy TEC.

Ndërkohë KESH konfirmon se për këto dy TEC-e ende nuk është bërë asnjë pagesë qiraje siç është e parashikuar, pasi pagesat do të nisin pas marrjes në dorëzim të tyre dhe fillimit të prodhimit të energjisë. Ndërkohë që do të paguhet edhe për mirëmbajtjen e tyre dhe për blerjen e lëndës djegëse.

Fillimisht u tha që sasitë e para të energjisë nga këto dy asete do të prodhoheshin në nëntor të vitit të kaluar, por më pas Ministria e Energjisë u shpreh se prodhimi nis në fillim të vitit 2023.

Dy platformat lundruese pritet të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike, dhe të mbulohen 15% e nevojave të konsumit vendas.

Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qiraja ditore për këto anije është 63 mijë dollarë.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 24/10/2023 20:36

    Uauu, shume lire qenka MGW/h!!! Badjava!! Kemi nje çike lek sufiçit tani dhe nuk jemi mesuar! E shesim me 70 dhe blejme me 170, bisnes fitim prures per qeverrine!!

    Përgjigju
  • Roko: 24/10/2023 17:39

    Me sa duket ka pasur thatesire deti prandaj nuk kane prodhuar deri tani

    Përgjigju
  • Vlora: 24/10/2023 15:56

    Nuk na mjaftojne plehrat qe i djeg cdo dite bashkia vlore, po do vendosin ne pune edhe tecet.

    Përgjigju
    • Asbestos: 24/10/2023 16:27

      Tym do bëjnë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë