TEHERAN, 18 gusht /ATSH-AFP/ - Irani nuk është i gatshëm të paguajë çdo lloj çmimi për arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor me fuqitë e mëdha, konfirmoi sot Majid Takht-Ravanchi, një prej negociatorëve kryesorë iranianë.
Irani dhe grupi 5+1 (SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe, Kinë dhe Gjermani) kanë arritur një marrëveshje të përkohshme gjashtëmujore të rinovueshme, hyrë në fuqi më 20 janar dhe që do të zgjasë deri më 24 nëntor.
Negociatat do të rifillojnë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të hapet më 16 shtator, për shqyrtimin e termave të një marrëveshjeje përfundimtare që do të garantojë natyrën ekskluzivisht paqësore të programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Fuqitë perëndimore dhe Izraeli dyshojnë se Irani po kërkon të pajiset me armë bërthamore, ndërkohë që Teherani konfirmon se programi bërthamor është vetëm civil./
/ec/
/Shqiptarja.com