TEHERAN, 30 gusht /ATSH-AFP/ - Irani protestoi sot kundër sanksioneve të reja amerikane që parashikojnë ndërmarrjet si dhe personat e akuzuar për mbështetje të programit bërthamor të kundërshtuar të Teheranit dhe mbështetje të terrorizmit.
Vendimi amerikan erdhi ndërkohë që Teherani dhe vendet e grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani), të cilët arritën në muajin nëntor 2013 një marrëveshje  të përkohshme, po kryejnë aktualisht negociata për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me qëllim zgjidhjen e krizës për programin bërthamor iranian që është kthyer në një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar që prej dhjetë viteve.
"Mashtrimi i amerikanëve është plotësisht i papranueshëm", deklaroi Majid Takht-Ravanchi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe një prej negociatorëve kryesorë iranianë./
/ec/