TIRANE - Administrata Tatimore realizoi të ardhurat në total të mbledhura për 6 mujorin janar- qershor në shumën 82.6 miliardë lekë.
Sipas burimeve të Drejtorisë së përgjithshme të Taksave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, tejkalimi arrin në 12 miliardë lekë, ose 17.12% më shumë. Krahasuar me planin 2014, të ardhurat u rritën me 2.3 miliardë lekë, ose 2.9% me shumë.
Për këtë periudhë, të Ardhurat Tatimore nga kontributet e Sigurimeve Shoqërore u rritën me 2.56 miliardë lekë, ose 9.49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 330 milionë lekë, ose 1.13% më shumë se plani për vitin 2014./ATSH/











