Një bllok vilash në ndërtim në zonën e Farkës në kryeqytet, u shembën sot me anë të shpërthimit të kontrolluar. Vilat 2-3 katëshe ishin ndërtuar në shkelje me lejen ndërtimore dhe u vunë në sekuestro në 4 nëntor pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme Albana Koçiu shoqëruar dhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në total 14 persona janë të përfshirë në paligjshmëri, 6 prej të cilëve janë në kërkim. Pronarja e subjektit “Austrian Construction Albania”, Elga Kosta, 55 vjeç, si dhe administratori i shoqërisë, Stavro Suloti bashkë me arkitekten, akuzohen për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe janë të shpallur në kërkim ndërsa u arrestuan Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi, të gjithë inspektorë të IMT.
Në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale po hetohen një inspektore 35-vjeçare, ndërsa 3 kolegë të saj u shpallën në kërkim. Prangave të policisë nuk i shpëtuan as Bianka Xhumari 35 vjeç, drejtuese teknike e punimeve dhe Ritvan Gjikolaj 36 vjeç inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.
Me mosveprimet dhe veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, policia thotë se inspektorët kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale.
Komente










CFARE DONI NE FARKE MOR NDYRESIRA,,,,,,SHTETI TE MOS I LEJOI KETA KAFSHE...NDERTONI NE BREGDET HOTELE ME LEJE MOR NDYRESIRA.....200 -300 M LARG DETIT......
PërgjigjuShume betonizim ne Farke, dikur kishe qejf te beje shetitje
PërgjigjuCudi si nuk vijn njeher tek njesia nr 10 te shofin si e kan kthy qendren e tiranes ne hale me ndertime te paligjshme ne godina qe mbajn edhe status monument kulture, rroft blend fuga me shokun e tij te ngjusht
Më e mirra do ishte të konfiskoheshin dhe të bëheshin çerdhe dhe kopshe pë banorët e zonës.... o balluk.
PërgjigjuPërse i prishni konfiksojani dhe jepini për ndërtesa socjale njerëzve në nevojë që po largohen nga vendi se nuk blejnë dot një ba esë.
PërgjigjuPo i dhe si ndihme sociale asnjeri nuk do i bleje ato te tjerat po pati komshiun pabuks or teeeejjjjj