Tekniku i Lihtenshteinit: Ky ishte
maksimumi që mund të bënim

Tekniku i Lihtenshteinit: Ky ishte<br />maksimumi që mund të bënim
Trajneri i Lihtenshtejnit, Rene Portish, është shprehur për mediat në fund të ndeshjes, se ky ishte maksimumi që mund të bënte skuadra e tij, pavarësisht se ishin të përgatitur për një rezultat tjetër.
 
Portish përshëndeti edhe skuadrën kuqezi për fitoren e arritur.
 
“Fatkeqësisht duhet ta falënderoj fituesin e merituar dhe kohet e fundit duhet theksuar kemi patur shume humbje. E dimë arsyen pse ka ndodhur kjo dhe shumica e lojtarëve nuk kanë eksperiencë. Kështu ndodhi edhe tek goli ku u krijuan hapësirat. Gjithsesi, ekipi u mbajt fort dhe luajtëm mirë për një kohë të gjatë. Shqipëria arriti standardin që donte, siç ishte fitorja.
Ishim përgatit që do luanim taktikisht në 90 minuta dhe vetëm topat e gjatë mund të na bënin punë. Ishte taktika jonë dhe munduam ta aplikonim, por nuk pati rezultatin e duhur. Doja të falënderoja ekipin për 60 min. Ekipi bëri të pamundurën për të marrë më të mirën. Luajtën ata që duhet të luanin.
Deri në të 60 e mbajtëm 0 me 0 ndryshe nga ndeshja e parë dhe është gjë e madhe ndaj Shqipërisë", 
u shpreh Portish.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon