TIRANE - Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet nesër, në Tiranë, takimi i 42-të i Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).
Të pranishëm në këtë takim do të jenë Kryetari i Komisionit, Musa Guliyev si dhe Kryetar i Delegacionit Shqiptar në PABSEC, Namik Dokle.
Pjesë kryesore e axhendës së diskutimit do të jenë miratimi i raportit me titull “Futja e teknologjive të reja në ndërtimet moderne dhe arkitekturën e shteteve anëtare të BSEC, si dhe miratimi i rekomandimit 137/2014 mbi “Teknologjitë e reja në ndërtimet modern dhe arkitekturën e shteteve të BSEC”.
Takimi i ‘PABSEC’ do të fillojë nesër në ora 10:00 dhe do të zgjasë përgjatë datave 11dhe 12 mars.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com