Asgjë nuk po shkon mirë te Bayern Munich. Teksa klubi bavarez po kalon sezonin e tij më të keq në një dekadë dhe mund të mos kurorëzohet kampion i Gjermanisë pasi Julian Nagelsmann u shkarkua për Thomas Tuchel, një hetim për pastrim parash po mbërthen tani klubin. Sipas informacionit të Bild të publikuar të premten më 28 prill, hetuesit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Zyrën e Policisë Kriminale të Shtetit Bavarez, kontrolluan të martën më 25 prill stadiumin Allianz Arena dhe shtëpinë e Bayern Munich-ut.
Arsyeja? Lidhje të dyshimta me oligarkun dhe miliarderin rus Alisher Usmanov (69 vjeç). Ky i fundit mban një lidhje miqësie me Vladimir Putinin dhe dyshohet se ka lëvizur para nga krime të tilla si evazioni fiskal midis 2017 dhe 2022.
Usmanov dhe Hoeness, një marrëdhënie e veçantë
Sipas informacioneve nga mediat gjermane, Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich dhe Alisher Usmanov kanë pasur një marrëdhënie të veçantë. Në të vërtetë, Hoeness thuhet se ka ofruar bileta VIP për ndeshjet kryesore të Bayernit në Ligën e Kampionëve në disa raste në të kaluarën, por më e rëndësishmja e ka ndihmuar Usmanov të qëndrojë fshehur deri në arratisjen e tij në mars 2022 në Bad Wiessee në liqenin Tegernsee.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.8%
-
Të gabuar
7.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4496
Lajme të tjera
-
Arritje e jashtëzakonshme, Thomas Muller 'ulet në të njëjtën tryezë' me Cristiano Ronaldon dhe Iker Casillas
21 Shtator, 22:34
-
Champions League/ Reali i falet Bellingham 'in-extremis', Arsenali 'poker' kundër PSV-së! Bayern dhe United shënojnë 7 gola, Interi ngec në Spanjë (GOLAT)
20 Shtator, 23:03
-
Simon Simoni pëson dëmtim të rëndë me Frankfurt, portieri i Kombëtares mungon gjatë
20 Shtator, 16:00
-
Gjigandët përplasen në Mynih, Interi nis Champions-in në Spanjë! Inzaghi: Asllani lojtar i madh, arsyeja përse s’e shitëm në verë
20 Shtator, 10:50
-
E kryer/ Leo Bonucci përshëndetet me Serinë A dhe Juven, mbrojtësi kalon në Bundesligë
31 Gusht, 14:06
-
Dortmund ka gati 15 milionë euro për sulmuesin shqiptar
29 Gusht, 10:17
-
Bayern e nis me goleadë Bundesligën, ndaj Werder shënon edhe Kane
19 Gusht, 10:31
-
Zyrtare/ Bayern Munich prezanton Harry Kane, blerje rekord në historinë e Bundesligës
12 Gusht, 10:23
-
Në mbrëmje zbarkon në Mynih, Harry Kane lë Londrën për Bayern-in! Paga 'faraonike' që do përfitojë në Gjermani
11 Gusht, 13:05
-
100 milionë euro, Bayern dhe Tottenham akord për Kane
10 Gusht, 12:30
-
Akord total, Interi merr portierin e Bayern Munich
5 Gusht, 17:03
-
GOLAT/ Bayern Munich përmbys Liverpoolin, 7 gola vendosin ndeshjen
2 Gusht, 16:04
SCHEISEN...
Përgjigju