Telefonata drejt familjes që zbuloi vendin ku fshihej Arbër Çekaj në Gjermani

Vendndodhja e Arbër Çekajt në Gjermani u zbulua pas një telefonate që ai i bëri familjes së tij këtu në Tiranë. Burime të Report TV nga Interpoli thanë se ranë në gjurmë të Arbër Çekajt rreth 20 ditë më parë. Çekaj telefonoi familjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai i ndërronte shpesh numrat e celularit, por në këtë rast nuk e beri. Policia Shqiptare, e cila po përgjonte familjen e Arbër Çekajt në kryeqytet, i çoi të dhënat e kësaj telefonate tek autoritetet gjermane. Këto të fundit nëpërmjet kodit “IMEI”, arritën të gjenin vendin ku ishte Arbër Çekaj, në një krahinë të Dyserdolfit.

Pikërisht ky “gabim” bëri që të arrestohej pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’, ku në kontenierin e ardhur nga Ekuadori u gjetën 613 kg kokainë.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, për sasinë prej 613 kg kokainë të zbuluar në Maminas në 28 shkurt.

Në Gjermani, Arbër Çekaj mbante një dokument identifikimi me mbiemrin e bashkëshortes së tij, Jansen. Me këtë dokument ai ka udhëtuar edhe drejt Holandës.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë. Deri më tani për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar Administratori i kompanisë ‘Arbri Garden’, Donaldo Lushaj, dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.

Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shtet: 06/05/2018 19:30

    ca thua mer? kaq *oqe te kete qene?

    Përgjigju
    • Mali: 07/05/2018 10:55

      Llogjikisht dhe teknikisht eshte e mundur por a eshte e vertete?

    • Lexues: 07/05/2018 08:41

      "MAFIA" shqiptare nuk eshte e njohur per sofistikimin e saj...pergjethesisht te pashkolle dhe "te forte"..shteti italian psh nuk do ta kishte te veshtire per ti kapur.

    • Fredi: 06/05/2018 22:25

      Eshte nga ata " peshqit e medhenj " qe ja vinin udheheqjes ne grep polumbaret. Kush i ha keto perralla? Balili shte ne shqiperi dhe nuk po e kapin dot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen