Telefonata e fundit me kunatin: Po trafikoj 100 refugjatë dhe drogë! Misteri mbi zhdukjen e të riut nga Berati

Emisioni 'Pa Gjurmë' në Report Tv u ndal në historinë e Gëzim Kicës, të humbur prej 10 marsit të viti 2008 kur ka kryer një telefonatë të fundit me kunatin e tij ku e ka njoftuar se po shoqëronte një grup klandestinësh, përmes së cilëve kryente edhe transportin e drogës.

"Telefoni i tij rezultoi i hapur për 2 vite pas zhdukjes. Për  vite me radhë në numrin e vëllait më përgjigjej një shtetase greke, thoshte nuk është këtu, nuk është ai që kërkoni ju", tha në studion e Pa Gjurmë, vëllai i tij.

Nga verifikimet e kryera nga stafi investigues i emisionit 'Pa Gjurmë' Gëzim Kica nuk ndodhet në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit në Greqi.

Por cili është rrugëtimi i të riut nga Berati, nga rruga drejt Greqisë, ushtria në Bunavi dhe rikthimi në paligjshmëri!

32-vjecari Gëzim Kica u nis nga Berati me destinacion Greqinë në vitin 2006. Bashkë me të vëllainë Oltin u nisën nga mali për të kaluar ilegalisht kufirin drejt tokës helene, kur Gëzimi ishte vetëm 22 vjeç. Me të mbërritur të dy nisën punë në ndërtim. Pas 9-muajsh Gëzimi i thotë të vëllait se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë. Olti qëndron në Greqi për të vazhduar punën, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Merr në telefon të vëllanë duke i thënë se i duheshin para për pasaportën dhe se ndodhej në Berat. Olti i dërgon 100 eurot përmes bankës. Mbas disa javësh Gëzimi rikthehet në Greqi, ku kishte dhe shtëpinë me qira në Janinë, pasi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe më pas i shpërndante nëpër fshatra, ku kishin kontaktet e tyre. Gëzimi pikaset dhe përfundon në burg. Dënohet me 45 ditë burg në Prevezë.

Më pas del nga burgu me detyrim paraqitje. Kthehet në Shqipëri në muajin Janar të vitit 2007, ndërsa i kishte ardhur letra për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Nuk e përfundon shërbimin ushtarak në Bunavi të Vlorës, por rikthehet përsëri në rrugën e nisur më parë, trafikun e klandestinëve në Greqi. Për të gjitha lëvizjet e tij flet vetëm me të kunatin, Taulantin. Gëzimi bashkë me grupin e klandestinëve transportonte edhe drogë, kundrejt parave. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, duke i pohuar kunatit të tij, se jetonte bashkë me një shok.

Në telefonatën e fundit më 10 mars të vitit 2008, Gëzimi i thotë Taulantit se po shoqëronte një grup prej 100 refugjatësh. Që nga ky moment nis kalvari i gjatë i kërkimeve dhe pritjeve në gjurmët e 32-vjecarit, që sot rezulton i humbur.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht