Telefonata e Ramës me kryeministrin britanik, The Times zbulon se për çfarë u ra dakord
Protesta e shqiptarëve në Londër duke kërkuar dorëheqjen Suella Braverman
Media britanike ‘The Times’ ka zbuluar detaje në lidhje me telefonatën e zhvilluar një ditë më parë mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe kryeministrit Edi Rama.
“Shqiptarët të cilët abuzojnë me ligjin britanik të skllavërisë moderne për të shmangur dëbimin, mund të kthehen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre si viktima të skllavërisë moderne do të mund të shqyrtohen në vendin e tyre”, - shkruan The Times.
Kështu shkruan The Times, duke hedhur dritë më shumë në diskutimin ndërmjet dy kryeministrave dhe thekson se emigrantët ilegalë shqiptarë që mbërrijnë me gomone mund të dëbohen pa pasur mundësi apelimi për refuzimin e menjëhershëm të kërkesave për azil.
‘Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.
Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë të emigrantëve, një marrëveshje e re mes dy qeverive për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve.
‘Dyshja "ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar", tha Downing Street.
Biseda telefonike mes Ramës dhe Sunak, vjen pas deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo ka nxitur reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që Braverman t’u kërkonte ndjesë.
Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE
4 Nëntor, 14:54
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor, 11:46
-
Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier
4 Nëntor, 11:09
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44
-
Rama i quajti forcat e reja politike nga Selaniku si ‘maska e Sudes’, Kulluri: Të trajnohet si ‘roje arash koperative’, ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit
3 Nëntor, 14:51
-
Spahiu: Rama, kryeministri i parë në 80 vite që tubohet me diasporën në çdo qytet të BE dhe SHBA! E turpshme që opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë
3 Nëntor, 12:36