Telefonoi në ditën e saj të lindjes, zhduket korçarja nga një spital gjerman/ Familja: Tre muaj asnjë shenje jete, dyshojmë…

Denoncimin në emisionin “Pa Gjurmë” në Report tv e bëri kunata e saj Vasilika Dauti, e cila rrëfeu se më 4 nëntor të vitit 2020 humbi çdo kontakt me Kristinën.

Kristina shkoi në Gjermani, me shpresë se do të gjente zgjidhje. Atje u shtrua në spital dhe po trajtohej, pasi vuante nga artriti dhe po përkeqësohej edhe më shumë. Unë i kërkoja shpesh të kthehej, sepse ajo ishte me dokumenta në Greqi dhe kishte mundësi punësimi por mesa duket edhe spitali se lejonte. Ajo qëndronte në Hamburg dhe kampi në mos gaboj quhej Bërn. Gjëndja e saj u përkeqësua shumë saqë në komunikimet e fundit e shihja të lëvizte me karrocë. Pas 4 nëntorit nuk kemi asnjë informacion për të

Denoncimin për humbjen e Kristinës, Vasilika Dauti e ka bërë  në drejtorinë e policisë së Korcës pak ditë pasi humbi kontaktet me kunatën. 

Pas denoncimit i jemi drejtuar edhe Ambasadës Shqiptare në Gjermani  për të na ndihmuar, pasi e kanë për detyrë të na kthejnë një përgjigje. Kemi komunikuar edhe me miqtë e saj, por askush nuk ka kontakte me të

Kristina calonte qysh në lindje e ky ishte një element dallues  por edhe shumë shqetësues për të, pasi Gjermani nuk ishte vendi i parë që ajo  kishte udhëtuar. 64-vjeçarja ishte e pajisur me dokumenta të rregullta pasi jetonte e vetme prej më shumë se 20 vitesh në Athinë të Greqisë dhe kjo është hera e parë që shkëput kontaktet me të afërmit e saj.
Kush ka informacion për Kristina Dautin, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit: 
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen