Itali/ Telefonoi nënën për ta pyetur nëse kishte pësuar lëndime nga tërmeti, vajza mëson se e ëma kishte ndërruar jetë 2 muaj më parë

Itali/ Telefonoi nënën për ta pyetur nëse kishte pësuar lëndime nga tërmeti, vajza mëson se e ëma kishte ndërruar jetë 2 muaj më parë

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Marken në Itali, ka nxjerrë në dritë një histori të trishtë njerëzore, shkruan mediat italiane.

Një vajzë menjëherë pas tërmetit telefonoi nënën e saj që jetonte në Ankona për ta pyetur nëse ishte mirë, apo nëse kishte pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk mori asnjë përgjigje. Kur pa se e ëma nuk po përgjigjej, vajza filloi që të shqetësohej.

Në atë moment ajo vendosi të telefononte 112, e cila nisi një ambulancë në vendin ku banonte e moshuara dhe zbuloi ngjarjen e trishtë: nëna kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.

Mund të quhet drama e vetmisë, një tjetër, ajo që ndodhi në Ankona, kur trupi i 78-vjeçares u gjet i pajetë në banesën e saj! Trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Mjeku ligjor që ndërhyri në vend, hodhi hipotezën se vdekja kishte ndodhur rreth 2 muaj më parë.

Askush në këto javë të gjata nuk e kishte kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj. Është dashur tërmeti i mëngjesit të sotëm, i cili u pasua nga disa pasgoditje, për të vënë re vdekjen e të moshuarës.


Lajmi kryesor:

Tërmet me magnitudë 5.7 ballë në Pesaro të Italisë, pezullohet lëvizja e trenave dhe mësimi në Ankona


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare