Telegraph: Blair ndalohet të hyjë
në ambasadën britanike në Tiranë

Telegraph: Blair ndalohet të hyjë<br />në ambasadën britanike në Tiranë
Tony Blair ndalohet të qëndrojë në ambasadat britanike, gjatë udhëtimeve të tij private të biznesit, përfshirë edhe atë të Tiranës. Lajmi njoftohet nga e përditshmja  "The Telegrapf" sipas së cilës, ministria e Jashtme e këtij vendi ka lajmëruar ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar për të mos ndihmuar ish-ministrat në punët e tyre private.
 
Vendimi vjen pas zbulimit të publikuar nga e përditshmja britanike "The Telegraph". Sipas saj Tony Blair ka bërë 60 milionë paund pas dorëheqjes si kryeministër në vitin 2007.
 
Ai ka qëndruar pa qira në ambasadat britanike në Francë dhe në SHBA në kurriz të taksapaguesve, citohet në shkrim. Për arsye biznesi ai qëndroi në ambasadën e Britanisë së Madhe në Tripoli ku takoi diktatorin libian Muammar Gadaff. Përfitimet e zotit Bler nga burimet qeveritare kanë shkuar deri aty sa ka kërkuar informacione zyrtare nga ambasadat në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia .
 
Ai ka pasur gjithashtu akses në dokumente qeveritare, duke përfshirë kabllot diplomatike, për ta ndihmuar në udhëtimet e biznesit privat në Kinë. Në çdo rast Blair ka qenë i shoqëruar nga një staf deri në gjashtë persona, duke përjashtuar ekipin e tij të sigurisë.
 
Ministria e Jashtme dhe zyra e ish-kryeministrit nuk pranoi të thotë nëse bashkëshortja Cherie ka qenë e pranishme në ndonjë prej këtyre udhëtimeve. Numri aktual i vizitave mund të jetë shumë më i lartë se ai i zbuluari për shkak se qeveria britanike ka dhënë përgjigje vetëm për 20 vende.

Që prej vitit 2013 Blair është këshilltar i kryeministrit shqiptar, konsulencë të cilën ai e tha se e bën falas. Edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij Cherie kanë qenë jo rrallë herë në qendër të akuzave të medias britanike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)