@Telekom Community
Store hap dyert për qytetarët               

@Telekom Community<br />Store hap dyert për qytetarët               
Në prag të festave të fundvitit, Telekom Albania vjen me një risi, jo vetëm për abonentët e tij, por për të gjithë qytetarët. @Telekom Community Store është pikëtakimi më i ri, i cili vjen me një koncept krejt të ndryshëm nga ai çka njohim apo jemi mësuar të shohim, duke vendosur një standard të ri në treg. I pozicionuar në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, @Telekom Community Store ofron për të gjithë një hapësirë të pafundme teknologjike, ku gjithsecili  është i lirë ta eksplorojë, edhe pa qenë abonent i Telekom.

@Telekom Community Store është pjesë e rrjetit më të madh në Shqipëri dhe në të gjithë Europën. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, në @Telekom Community Store ofrohet shërbim i njëjtë si në çdo pjesë të rrjetit ku grupi është i shtrirë. Standardizimi i ofrimit të shërbimit në grupin DT, përkthehet si një vlerë e shtuar për të gjithë abonentët, të cilët do të ndihen si në shtëpinë e tyre në çdo pikë  “T” në të gjithë botën.

telekom

@Telekom është konceptuar, jo vetëm për të ofruar teknologjinë më të fundit, por edhe si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Ky ambient novator do të jetë edhe qendra më e re zbavitëse në ish - Bllok, ku secili të nisë ditën apo të kalojë orë argëtuese me miqtë, i rrethuar nga teknologjia e fjalës së fundit dhe shërbimit të një tjetër standardi.

Hapësira e përparme përbëhet nga një kopësht i gjelbëruar, si ndërthurje me natyrën. Prej vitesh Telekom Albania ka promovuar jetesën e shëndetshme përmes nismave të ndryshme. Një tjetër hapësirë do të jetë për karikimin e telefonave, tabletave apo laptopëve. Njëkohësisht, i gjithë ambienti është i mbuluar me sinjal wi-fi, i cili ofrohet falas për abonentët e Telekom Albania.

Klientët do të gjejnë tavolina me prekje, ku mund të lundrojnë në internet, ndërkohë në të tjera zona do të jenë në dispozicion edhe tableta e laptopë të teknologjisë së fundit.
Kjo hapësirë moderne do të jetë dhe një pikëtakimi e të apasionuarve pas artit e muzikës, pasi në @Telekom do të organizohen ekspozita apo koncerte. Gjithashtu @Telekom do të shërbejë dhe për organizimin e aktivitete kulturore, takimeve dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme në Tiranë. 

Gjithashtu, si brenda, ashtu edhe jashtë ambienteve, @Telekom është i pajisur me ekrane të mëdha LED, të cilat do të transmetojnë aktivitetet kryesore dhe më të ndjekura nga qytetarët si ndeshjet e FC Bayern München apo evente të tjera si ato të Electronic Beats.

Telekom Albania është e angazhuar që të ofrojë për abonentët e saj shërbimin më të mirë, të ndërthurur me teknologjinë e fjalës së fundit. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, kompania do të vazhdojë të sjellë risi të tjera në fushën e telekomunikacionit.

telekom

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve