'Telenovelë' te Barcelona, Laporta kërkon shkarkimin e Xavit! Ish-mbrojtësi gati për rolin e trajnerit

'Telenovelë' te Barcelona, Laporta kërkon shkarkimin e Xavit! Ish-mbrojtësi gati për rolin e trajnerit

Xavi Hernandez

24 prill Joan Laporta dhe Xavi Hernandez dolën në një konferencë për shtyp ku u njoftua se trajneri do qëndronte në ekip edhe për sezonin e ri, paçka se më 27 janarin e këtij viti njoftoi largimin në fundin e këtij sezoni.

Tanimë zhvillime të reja ndodhin në klubin katalanas, që më shumë se qesharake tregojnë situatën brenda grupit të drejtuesve, trajnerëve dhe lojtarëve.

Mediet spanjolle dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëjnë me dije se Laporta ka kërkuar largimin e Xavit paçka se tre javë më parë e konfirmoi në detyrë dhe ish-mesfushori ndryshoi mendje.

Gjithçka lidhet me deklaratat e Xavit para ndeshjes së fundit, duke prekur anën financiare në klub dhe raporteve me Vitor Roque, talentit të afruar në janar për 40 milionë euro.

Rafa Marquez, ish-mbrojotësi meksikan i katalanasve është në krye për të marrë rolin e trajnerit, teksa zhvillime të reja priten te Barcelona.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur