Televizioni opozitar i Turqisë: Qeveria turke merr me qira dronët Bayraktar për 1.2 milionë paund në ditë

Televizioni opozitar i Turqisë: Qeveria turke merr me qira dronët Bayraktar për 1.2 milionë paund në ditë

Qeveria turke është përfshirë në një skandal ku pretendohet se ka marrë me qira dronë për shuarjen e zjarrit në pyje për shumën 1.2 mln euro në ditë, sipas televizionit opozitar Halk. Dronët merreshin me qira nga kompania e dhëndrit të liderit turk, Recep Tayipp Ergogan, Selcuk Bayraktar.

Mediat greke shkruajnë se dronët e marrë nga qeveria e Erdoganit janë dhënë ekskluzivisht nga kompania Bykar, nëpërmjet dy tenderave, të cilët cilësohen si jo transparentë.

CEO i Baykar Haluk Bayraktar tha se tenderi në fjalë u krye në një ‘mënyrë transparente dhe të hapur’, teksa shtoi se kompania e tij ka ofruar çmimin më të ulët në tenderin e bërë nga Drejtoria e Pyjeve.

Mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve ka zhvilluar dy tenderë të veçantë për marrjen me qira të gjashtë UAV-ve në muajin prill. Kostoja totale e dy tenderëve ishte 287.6 milionë paund. Pesë nga UAV-të u morën me qira nga Baykar për 183.6 milion paund ndërsa i fundit nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ ) me 99.2 milionë paund, të gjitha do të instalohen në aeroportet në Turqi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë