Temeratura shënon -59 gradë C, siberianët çudisin: Sivjet po bën dimër i butë (FOTO)

Temeratura shënon -59 gradë C, siberianët çudisin: Sivjet po bën dimër i butë (FOTO)

Foto nga Siberia

Temeratura ka shënuar -59 gradë C në vendin më të ftohtë në botë, Siberinë.

Atje rrobat e lagura ngrijnë brenda çasteve,  por banorët e qytetit të Siberisë thonë se dimri i këtij viti është i  butë.

Një seri fotografish të mrekullueshme janë shfaqur, ku siberianët argëtohen përkundër temperaturave në shkretëtirën ruse duke rënë nën minus 50 gradë C.

Mësuesja e shkollës Galina Davydova në Yakutia të Siberisë, ka treguar se si rrobat e lara të saj janë ngrirë në sekonda për t'u kthyer në skulptura mbresëlënëse akulli.

Mësuesja e shkollës Galina Davydova është fotografuar javën e kaluar duke mbajtur rrobat e saj të ngrira jashtë një fshati në Yakutia.

Makarona të  gatuara ngrijnë në ajër ndërsa temperatura e ajrit bie nën -50 gradë C.

Disa persona që hodhën ujin e nxehtë në ajër, formuan një fishekzjarre, pasi uji ngriu në ajër.

Në të njëjtin rajon udhëzuesi lokal gjerman Arbugaev hodhi poshtë mitin që vodka nuk ngrin.

Në temperatura nën minus 40 gradë C ai bëri shishe me ujë të nxehtë nga pija kombëtare e Rusisë për turistët në këtë furrë të ftohtë.

Një i moshuar notonte në një vrimë akulli jashtë fshatit Churapcha, Yakutia.

Një treg i hapur i peshkut në Yakutsk funksionon edhe kur temperatura e ajrit bie nën -50 gradë C.

Pra,  Siberia bën një jetë normale edhe në temperatura ekstreme.

Ora 16:59
Temeratura shënon -59 gradë C, siberianët çudisin: Sivjet po bën dimër i butë
1/19
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

    'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit