Temperatura dhe sëmundjet akute tek fëmijët e vegjël

Temperatura dhe sëmundjet akute tek fëmijët e vegjël
Këtë herë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ne rubrikën “Mjeku për ju” ka qenë Dr. Mauro Poceço, i specializuar në Pediatri dhe Endokrologji, Pediatër pranë Njësisë së Pediatrisë dhe Kirurgjisë Pediatrike, në Spitalin “Salus” në Tiranë. Gjatë intevistës në studio ai iu është përgjigjur disa pyetjeve që shqetësojnë me të vërtetë prindërit.   

Pse fëmijët e vegjël sëmuren shpesh? Sa herë duhet të sëmuret një fëmijë?
 

Një fëmijë i vogël sëmuret me temperaturë mesatarisht 5-6 herë në vit. Ndonjë fëmijë, edhe 7-8 herë në vit. Bëhet fjalë për një imunizim natyral kundrejt visureve, të cilët nuk lënë pasoja, “forcojnë” fëmijën dhe nuk duhet të na  preokupojnë aspak. Këto  tipe infeksionesh janë të zakonshme dhe nuk ka masa parandaluese, por e rëndësishme është higjena personale (larja e duarve) dhe izolimi (mos frekuentimi i vëndeve me shumë njerëz gjatë sëmundjes). Gjatë stinës së dimrit infeksionet janë tërësisht në rrugët e frymëmarrjes dhe karakterizohen me hundë të zënë, kollë dhe sekrecione. Gjatë stinës së pranverës dhe asaj të verës janë më të shpeshta infeksionet gastroenterite të karakterizuara prej të vjellave dhe diarres. Në 90% të rasteve sëmundjet me infeksion në rrugët e  frymëmarrjes dhe të shoqëruara me temperaturë, përmbajnë një virus, i cili shërohet vetë dhe mbi të gjitha kundër tyre nuk kemi armë efikase.

 Ç’duhet të bëjnë prindërit kur fëmija sëmuret?

“Duhet të limitohen në një trajtim simptomatik, pra pika në hundë me ujë fiziologjik dhe paracetamol për temperaturën.”

Por, përse në disa raste rekomandohet antibiotiku?

“Antibiotiku rekamandohet si parandalues, sepse antibiotikët e sotëm merren nëpërmjet shurupeve nga goja, vetëm për pak ditë dhe nuk lënë aspak pasoja. Por vendimi për të përdorur apo jo antibiotikun i lihet mjekut.”

Duhet të preokupohen prindërit nëse fëmija paraqet temperature dhe vështirësi në frymëmarrje?

“Nëse fëmija loz dhe lëviz nëpër shtëpi nuk duhet të prokupohemi. Duhet të të prokupohemi vetëm në ato raste, nëse fëmija është i plogësht, i përgjumur dhe merr frymë me shumë vështirësi.”

Çfarë janë infeksionet gastroenterite, të cilat shoqërohen me temperaturë?

Gastoenteriti është një infeksion i zakonshëm, i karakterizuar me diarre, të vjella dhe shpeshherë i shoqëruar prej temperaturës, prej së cilës fëmija e rimerr veten pa nevojën e ilaçeve.

rreze dielli

Rekomandohet antibiotiku për të tilla raste?

“Në praktik nuk përdoren antibiotikët. Rreziku i vetëm është dehidratimi, që do të thotë humbja e lëngjeve, që janë aq shumë të nevojshme sa më i vogël të jetë fëmija ( në muajt e parë të jetës) dhe për shkak të të vjellave marrja e lëngjeve nga goja bëhet më e vështirë.”

Kur mund të qëndroj i qetë një prind?

“Prindi mund të jetë i qetë vetëm atëhere kur fëmija:
- nuk ka humbur peshë,
- urinon dhe pelena është shpesh e lagur,
- është aktiv dhe qan.”

Si mund ta parandalojmë dehidratimin dhe ç’farë duhet t’i japim fëmijës?

“Dehidratimi parandalohet dhe luftohet duke i ofruar fëmijës përbërjet hidratuese. Ka shumë produkte në farmaci me bustina, të cilat shkrihen në ½ litri ujë, por detyrimisht duhet të ndiqen udhëzimet e shkruara në to. Në mungesë të tyre mund ta përgatisim përbërjen në shtëpi, duke shkrirë në një litër ujë të zier 5 lugë gjelle me sheqer, një lugë kafe me kripë dhe lëngun e shtrydhur të një ose dy portokalleve. Nëse fëmija vjellë dhe përbërjen, atëhere ajo duhet të jepet në sasi të vogla nëpërmjet një luge,  mundësisht çdo 1-2 minuta.”

rreze dielli

Sa është sasia e përbërjes që duhet të marrë fëmija? Si mund ta kontrollojmë atë?

“Sasia e përbërjes së marrë gjatë 24 orëve varet prej kohëzgjatjes së të vjellave dhe të diarres dhe për t’u orientuar është: gjatë 24 orëve, 50ml për çdo kg peshë të fëmijës. ( për shembull: 500ml = gjysëm litri në 24 orë për një fëmijë me peshë 10 kg)
Humbja e peshës, e cila duhet të preokupojë, nuk është ajo e disa gramëve, por ajo që i afrohet 5 % të peshës së fëmijës, sidomos nëse fëmija është latant, në vitin e parë të jetës. (për shembull humbja e 500 gramëve, kur fëmija është 10 kg).”

Po nësë fëmija nuk pranon ta pijë përbërjen hidratuese?

“Nëse fëmija refuzon dhe bën kapriço për të pirë përbërjen hidratuese, do të thotë se nuk është shumë i sëmurë dhe se mund t’i ofroni ujin normal të shoqëruar me “diçka” për të ngrënë (biskota, bukë te thekur, bukë të tharë, etj.).”
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime