Temperatura rekord në Europë, shtohen rreziqet për zjarre

Temperatura rekord në Europë, shtohen rreziqet për zjarre

Foto ilustruese

Ditët e para të muajit gusht parashikohen me temperatura ekstreme në të gjithë Europën. Spanja dhe Portugalia janë dy shtetet, të cilat do të përjetojnë temperaturat më të larta që mund t’i kalojnë edhe 47 gradë celcius.

Zyra e motit paralajmëron banorët e Europës Jugore për marrjen e masave paraprake ndaj motit ekstrem pasi duke filluar nga e premtja priten temperatura mbi 47 gradë celcius si pasojë e disa rrymave të nxehta që vijnë nga Afrika e Veiut.

Gjithashtu të gjitha vendet e pushtura nga temperaturat e larta e marrin masa ndaj zjarreve pasi moti i nxehtë mund të shkaktojë zjarre të ngjashme me atë që përfshiu Greqinë para pak ditësh. Zjarre të cilat regjistruan 91 viktima.

Më të rrezikuarit nga temperaturat ekstremisht të larta mbeten fëmijët dhe të moshuarit të cilët këshillohen të shmangin rrezet e diellit, të konsumojnë lëngje dhe të përdorin kremëra dielli me fuqi të lartë mbrojtëse

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat