Temperatura rekord në Kanada, termometri shënon 46.6C

Temperatura rekord në Kanada, termometri shënon 46.6C

Kanadaja, është përfshirë nga një valë e jashtëzakonshme nxehtësie dhe vendi ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e vet, duke thyer një rekord 84 vjeçar.

Termometri shënoi 46.6 gradë Celsius të dielën në qytezën Liton të provincës Kolumbia Britanike.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në dy qytete: Jellou Gras dhe Midejll, në korrik të vitit 1937 dhe atëherë tregonte 45 gradë Celsius.

Me temperatura të larta po përballen edhe pjesë të SHBA-së, sidomos Uashingtoni dhe Oregoni. Shërbimi Kombëtar i Motit atje tha se vala e nxehtësisë është “historike” dhe se ajo do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Qytetet Seattle dhe Portlland mund të përjetojnë temperaturat më të larta gjatë ditës së sotme dhe temperaturat atje kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër