Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë raportuar 11 vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta, 3 prej të cilave vijojnë të jenë aktive duke shkrumbuar me dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.
Vatra aktive e zjarrit është sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq si dhe mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një shtrirje 10-12 km
Po ashtu, po punohet për shuarjen e zjarrit pranë liqeneve të Lurës, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.
Bazuar situatës së krijuar nga zjarret në pyje, nisur nga parashikimi për temperatura që pritet të shkojnë në 40°C, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim, të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën.