A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë

Të ftuara në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishin Dr. Brunida Bardhi Phd, Presidente e Shoqatës Shqiptare për Kozmetiken dhe Dematologjinë Estetike, (ASCAD), dermatologe dhe Prof.Asc.Dr.Monika Fida, Sekretare e Përgjithshme e ASCAD po ashtu dermatologe.

”Është viti i tretë që ne organizojmë në Shqipëri një Kongres Ndërkombëtar me mjekë kirurgë të mjekësisë estetike nga e gjithë bota që ndajnë eksperiencën me mjekët dermatologë dhe kirurgë shqiptar, është një risi për Shqipërinë, por ajo që na bën ne të jemi të lumtur është se është bërë një traditë tashmë” thanë në fillim të bisedës Dr.Monika.

Ndërsa Dr.Monika tha se këto vitet e fundit ka marrë një përmasë të madhe tregu i mjekësisë estetike. Sipas Brunilda Bardhit, është shumë e rëndësishme që ndërhyrjet të bëhen tek profesionisti për të qenë më të kujdesshëm për efektet që vijnë pas, ndërsa shtoi se nuk do mund ta kishin realizuar këtë projekt nëse nuk do kishin të gjithë mbështetjen e bordit të shoqatës ASCAD, duke përshëndetur të gjithë stafin e shoqatës.

“Qëllimi është që të ndërgjegjësohen mjekët dhe në fushën e komplikimeve gjatë ndërhyrjeve estetike” shtoi ajo.

Me datën 25 do të vijnë në Tiranë trajtuesit më të mirë në botë nga Dubai, Izraeli, Greqia, Italia, Gjermania. Shumë emra të njohur në fushën e estetikës do të jenë në Tiranë, sikurse dhe eminencat shqiptare më të njohura.

“Në kongres do të ketë edhe demostrime live të trajtimeve më trend të momentit. Ajo që kemi vënë re është që një 16 vjeçare kërkon të bëjë buzët, mollëzat dhe lazer për epilime”, tha doktoreshë Brunilda në fund të bisedës në studio, si dhe theksoi nevojën e psikologut kur bëhet fjalë për kërkesa të ekzagjeruara dhe jo në përputhje me trupin apo fytyrën sidomos për moshat e reja.

Ndërsa në pjesën e dytë instruktori i yogës thekson rëndësinë e aktivitetit fizik për të mbajtur trupin në formë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm kur afrohet stina e verës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:39
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit

Yoga ndikon në shëndetin e përgjithshëm duke zvogëluar stresin e duke qetësuar shpirtin. Për të folur për benefitet e saj i ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Klodian Murati, instruktor Yoga.

“Për të bërë trupin në formë njerëzit kujtohen në në periudhën e verës, ndërsa nëse njerëzit fokusohen tek Yoga, do kenë një trup të shëndetshëm, një mendje të shëndetshme”, tha Klodi në fillim të bisedës, duke shtuar se “një trup i bukur nuk është vetëm nga format e bukura, por nga energjia që trupi prodhon gjatë orëve të ditës që punon. Është fakt që nëse bën Yoga, bie nga pesha ndaj rekomandohet gjerësisht që njerëzit të bëjnë Yoka për të gjetur një harmoni dhe qetësi të trupit,mendjes, shpirtit të tyre.”

“Yoga nuk është vetëm lëvizje fizike, por mëndje, trup, emocione, ndjesi, pra është një edukim. Joga vet do të thotë një unifikim.Ata që thonë nuk kam kohë, e kanë justifikim pasi të gjithë e gjejnë kohën nëse duan”, shtoi ai.

Një nga ushtrimet që është fantastike për relaksiomin sipas Klodit është “qafa dhe për të parë sa energji ke tek këmbët, duhen kontrolluar muskujt e këmbëve që janë përcaktuese dhe që kontrollojnë trupin tha Klodi në fund të bisedës, duke shtuar se vetëm nëse jemi në kontakt me natyrën dhe bëjmë Yoga, trupi ynë mund të jetë më në formë”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë