Temperaturat e larta/ Fluks fëmijësh në spitalin e Kukësit, pediatria: Shmangni daljet në këtë orë (VIDEO)

Në Kukës,temperaturat e larta kanë sjellur probleme në shëndetin e fëmijëve e për pasojë edhe fluks në spitalin rajonal. Mjekja pediatre Venezije Doçi, thotë se brenda ditës në urgjencën e spitalit kërkojnë ndihmë më shumë se 50 fëmijë,për shkak të temperaturave të larta.

"Numri i pacientëve që vijnë varion për 24 orë është nga 40-50 vizita. Zakonisht janë diarretë, të vjellat. Këto komplikacione vijë si rezultat i temperaturave, si rezultat i ushqimeve të ndenjura, ushqime jo të përshtatshëm për fëmijët. Për sa i përket kësaj temperaturave të larta, rekomandojmë të gjithë prindërit për kujdesin që duhet të tregojnë që fëmijët të mbahen në ambiente të freskëta, të mos qarkullojnë në temperatura të larta, zakonisht të nxirren dhe të shëtiten nga ora 9:00 deri në 10:00. Në 10:00 të futen brenda” thotë mjekja pediatre, Venezije Doçi.

Në Kukës, termometri ka shënuar 35 grade celsius ndërkohë që metereologët parashikojnë se të paktën edhe kjo javë do të mbyllet me temperatura të larta, kurse mesi i javës tjetër do të shënojë ulje deri në 28 gradë celsius./ Përgatiti: Benet Beqiri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë