Temperaturat në minus dhe erë e fortë deri në 75 km/h! Pezullohet dalja në det e anijeve të vogla në Vlorë

Ditën e sotme moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dukshme të cilat sjellin reshje të pakta dëbore në zonat të izoluara në Veri dhe Lindje por pasditja dhe në vijim sjellin shtim të kthjellimeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit ulen me 4-5 gradë celcius në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga -9 në 10 gradë celcius, gjatë mesditës.

Era do të vijojë të fryjë nga mesatare dhe shpesh herë e fortë, me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Ndërkohë ditën e nesërme (e martë, 7 janar) pritet të jetë një ditë shumë e ftohtë ku sipas 'MeteoAlb' temperaturat pritet të shkojnë deri në -12 gradë celcius në zonat malore, por mesdita do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike ku temperaturat pritet të arrijnë maksimumin 12-13 gradë celcius. Megjithatë era edhe për ditën e nesërme pritet të jetë shpesh e fortë me shpejtësi 50 km/h.

Ditën e djeshme, era e fortë në Tiranë por jo vetëm shkaktoi mjaftë probleme. Në kryeqytet u rrëzuan shumë pemë përfshi edhe pemën dekorative në Sheshi Skënderbej. por nuk munguan as rënia e tullave e sendeve të tjera metalike duke u kthyer në një rrezik për qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Shkrihet akulli në rrugë, jepet 'drita jeshile' nga Greqia për lëvizjen e kamionëve në doganën e Kapshticës

1578316759_kamion.png

Foto ilustruese

Teksa sy ditë më parë u njoftua se në pikën kufitare të Kapshticës se do të ndalohej kalimi i mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë për shkak të prezencës së akullit, mesditën e kësaj të hënë lëvizja është kryer normalisht.

Burime zyrtarë bëjnë me dije për Report Tv se aktualisht të gjithë kamionët që kanë destinacion Kapshticë-Kostur apo më tej, do të lejohen. Kjo ka ardhur për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Ndërkohë në këtë pikë kufitare ka patur edhe një fluks të shtuar të emigrantëve që kthehen në Greqi apo në vendet e tjera ku punojnë dhe jetojnë, pas kalimit të festave në Shqipëri.

Ora 12:11
Furtunë dhe ngrica, ARRSH: Po pastrojmë dhe kriposim rrugët me probleme (Situata)


Si pasojë e erës së fortë, dëborës dhe ngricave ka pasur probleme në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

SITUATA NGA ARRSH
Rajoni Verior
Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.

Rajoni Qendror
Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor
Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar me kriposjen e akseve.

Ora 10:00
'Dy tragete po ankorohen në Bari', Autoritetin Portual Durrës: Dy të tjerë nuk u nisën dot për shkak të detit të trazuar

Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës. Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.

Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.

Ndërkohë kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

Ora 09:32
Stuhia e erës në Tiranë, dje 5 qytetarë përfunduan në spitalin e Traumës

1578299618_rp.jpg

Pesë persona kanë marrë lëndime nga era e fortë  që përfshiu Tiranën ditën e djeshme. Këto qytetarë janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë mjekimet e nevojshme dhe me pas janë kthyer në banesat e tyre. Ditën e djeshme kryeqyteti por jo vetëm u përfshi nga një stuhi  ku era arrinte deri në 80 km/h.

Ora 08:56
Bashkia Kukës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht prezencës së dëborës

Moti i keq ka bërë që në qytetin e Kukësit dhe në zonat përreth të ketë reshje intensive të dëborës. Megjithatë mëngjesin e sotëm sipas të dhënave nga Bashkia e Kukësit nuk ka asnjë rrugë të pa kalueshme për shkak të dëborës.

Nga firma kontraktore ka filluar pastrimi i akseve më problematike dhe atyre që janë me fluks të lartë lëvizjesh.

Ora 07:54
Vlorë/ Moti i keq shkakton dallgë të forta, vijon i pezulluar edhe për sot lundrimi

Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar se lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese do të jetë i pezulluar edhe përgjatë ditës së sotme deri nesër (07.01.2019) mbas orës 06:00 të mëngjesit. Ky pezullim i lundrimeve vjen për shkak të dallgëzimit të fortë në det  dhe përkeqësimit të motit. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim kushtet atmosferike të përmirësohen dhe lundrimet do t'i kthehen normalitetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë