Temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje frikësojnë prindërit se mos është COVID! Pediatrja: Janë viroza stine, 700 vizita në muaj në pediatri

TIRANË- Temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, janë simptomat që kanë alarmuar prindërit. Këtu në qendrën shëndetësore nr.9 në Tiranë, shumë prindër presin të kontrollojnë fëmijën tek mjeku.

Megjithatë, pavarësisht alarmit të tyre për COVID, shumë nga të sëmurët me këto shenja janë për shkak të virozëve stinore. Infektimet me COVID te të vegjlit numërohen më pak.

"Në përgjithësi kanë ardhur me temperaturë, me ngjirje zëri, me kollë, me hundë, me vështirësi në frymëmarrje. Në disa raste të veçanta e kërkuar kjo dhe për shkak se mund të kenë pasur kontakt me prindër pozitiv apo me pjesëtarë të tjerë i janë nënshtruar dhe  bërjes së testit të shpejtë. Por shumë pak kanë rezultuar pozitiv nga fëmijët pra pjesa më e madhe janë virozë sezonale", tha pediatrja Anila Sevdari.

Në dy javët e fundit ka pasur një fluks të shtuar për vizitat tek mjeku pediatër, çka ka ardhur dhe prej rënies së temperaturave.

"Ne kemi pasur vizita pafund këto ditë sidomos janë dy javët e fundit që kemi pasur një fluks vizitash ndodhur kjo edhe për shkak të rënies së temperaturave edhe frekuentimi në çerdhe, në kopshte dhe në shkolla. Edhe shtatori edhe tetori kanë qenë muaj që shkojnë nga 650-750 vizita në varësi edhe të turnit edhe të ditëve të muajit", tha pediatrja.

Pediatrja Anila Sevdari tregon se është përhapur dhe një infeksion viral që jep irritime të lëkurës.

" Kemi pasur dhe irritime dhe infeksione të lëkurës nga viruset siç është koksakiovirusi që jep prishje të pjesës të mukozave të gojës, lëkurës përmes gojës, ndërmjet gishtave dhe te këmbët. Këto kanë qenë shqetësimi kryesor këto ditë.  Në momentin që kemi të bëjmë me infeksione virale,  shumica janë ngjitëse. Kur ne i kemi konstatuar këto diagnoza kemi rekomanduar prindin që ta mbajë fëmijën në shtëpi, mos ta çojnë as në kopësht as në shkollë derisa të përfundojë periudha e inkubacionit", tha ajo.

Mosha 0-9 vjeç zë 2% të totalit të infektimeve me COVID në vendin tonë, ndërsa mosha 10-19 vjeç zë 4%.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë