SHBA - Sipas një studimi, ka një tendencë në rritje të personave që kanë filluar të përdorin celularin dhe të dërgojnë mesazhe ndërkohë që janë në gjumë dhe shpesh nuk e mbajnë mend që i kanë shkruar ato.
Shumë njerëz, përdorin smartphone-in e tyre për të naviguar në internet duke kontrolluar email-et dhe duke dërguar mesazhe me miqtë e tyre. Doktor Josh Werber paralajmëroi se duke dërguar sms në gjumë mund të ketë pasoja të turpshme, si dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te personat të cilët nuk kanë bërë një gjumë cilësor.
Një vajzë 23-vjeçare ka pranuar se i ka dërguar sms miqve dhe të afërmve të saj kur ka qenë në gjumë, por që nuk mban mend t’i ketë dërguar.
Gjithashtu, ajo pohoi se i kishte dërguar mesazhet rregullisht në orën tre apo katër të mëngjesit. Doktor Werber sugjeroi që telefonat të lihen jashtë dhomës së gjumit.
Në këtë mënyrë, kjo gjë jo vetëm pengon njerëzit që të dërgojnë sms gjatë kohës që janë në gjumë, por gjithashtu i ndihmon ata që të flenë më mirë sepse nuk shqetësohen nga drita e celularit.
Një rast i ngjashëm është raportuar edhe nga hulumtuesit e Universitetit të Toledos në SHBA, të cilët thonë se një grua 44-vjeçare kishte dërguar një email kur ishte në gjumë. Mëngjesin e të nesërmes, nuk mbante mend asgjë!
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com