TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Tendencat më të fundit të modës propozojnë një kombinim të palltos apo xhaketës me ngjyrën e tualetit.
Në pasarela të shumta, stilistët kanë propozuar kombinime nga më të ndryshme, ku kryesisht sygjerohen ngjyra të ngjashme me stofat e palltos dhe ngjyra të ngrohta.
Por nëse nuk doni që të përdorni të njëjtën ngjyrë, atëherë mund të luani me detajet e palltos tuaj, duke kombinuar ngjyrën e tualetit (buzë, sy, thonj) me detaje të saj./m.m/