Mes 4 biznesmenëve të arrestuar për korrupsion dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, punët nuk kanë shkuar dhe aq mirë sa ç’ishin planifikuar.
Kjo pasi, Elidjan Laskaj, Nexhmi Balla Shemsi Sinani dhe Ylber Kalaja pasi kanë fituar tenderin, kanë hyrë në konflikt me njëri-tjetrin lidhur me sasinë e parave që duhet të paguanin tek zyrtarët e burgjeve.
Nga përgjimet telefonike, duket qartë se një pjesë e zyrtarëve kishte marrë pjesën e parave, por siç duket i pakënaquri në mesin e zyrtarëve ka qënë zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi. Ky i fundit gjatë një komunikime me mesazhë që zhvillon me Ylber Kalanë, pronarin e kompanisë “Vllaznia” i thotë se nuk është dhe aq mirë, duke nënkuptuar se kishte mbetur i pakënaqur.
Pas këtij bisedimi, mes biznesmenëve ka një seri takimesh dhe bisedash të përgjuara, të cilat tregojnë se Shemsi Sinani duhet të angazhohet për të mbledhur 20 milionë lekë, në mënyrë që ti jepen zyrtarit të pakënaqur.
Ylberi i thotë Shemsiut:“..Eee, po shko takoje një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe, i thashë se i kam thënë Shemes të të vijë të takoj, ka një javë, s’ka ardhur akoma i thashë unë... I kam thën Shemes, me ardhë me të taku...”. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur.
Ylberi i thotë përsëri: “...Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut.., ik mos e dhjesim tani në fund fare...”.Ndërkohë nga dokumentacioni që zotëron “Shqiptarja.com”, një nga ish-aksionerët e kompanisë “Vllania” ka qënë dhe Aqif Qefalia, i cili mësohet të jetë vllai i deputetit të PS Xhemal Qefalia. Aqif Qefalia është larguar nga kompania “Vllaznia” në 1 gusht 2015 duke ja dhuruar aksionet e tij, shtetasit Ylber Kalaja.
Kërkesat për takime
Në datën 25 Maj 2016 nëndrejtori i Përgjishëm i Burgjeve Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, përshëndeten dhe lënë të takohen për një orë. Pas një ore Iljazi telefonon Shemsiun dhe Shemsiu i thotë se kishte vajtur dhe se po e priste jashtë. Iljazi i thotë se ishte te një lokal pranë “Librit Universitar” dhe po e priste atje. Shemsiu i thotë se po shkonte atje ku ishte Iljazi.
Në datën 25 maj 2016, Iljaz Labi, Iljazi i thotë se po dilte nga lokali për ta takuar. Në datën 27 maj 2016,shtetasi Elidjan Laska, komunikon me shtetasin Nexhmi Balla, ku ky i fundit e pyet se ku duhet t’i marrin letrat. Elidjani e pyet se kush e kishte marrë diskun. Nexhmiu i thotë se diskun e ka marrë Shemja. Elidjani i thotë të lidhet me Shemen.
Dy ditë më pas Ylber Kalaja, komunikon me Shemsi Sinani dhe flasin për për procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datën 31 maj 2016. Në 30 maj 2016, shtetasi Ylber Kalaja, flet me Shemsi Sinani, dhe bisedojnë për të marrë pjesë në prokurimin që do të zhvillohet të nesërmen e bisedës, në datën 31 maj 2016.
Të dy flasin për mënyrën se si do të përpilojnë dokumentet dhe do të bëjnë ofertat.Një ditë më parë Elidjan Laska, telefonon Shemsi Sinani, dhe i thotë se ku ndodheshin dokumentet.Më pas e lënë të takohen të nesërmen. Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Ylber Kalaja,ku pasi përshëndeten Iljazi e pyet nëse do të pinin ndonjë kafe.
Ylberi i thotë patjetër, sa të kthehej nga Durrësi.Vetëm pak orë më parë sërisht
Iljaz Labi,i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Gjigand do pimë kafe...?”.
Iljaz Labi, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “..Po se jam ke drejtoria...”.
Sërisht Iljaz Labi, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Për atë punën...”.
Iljaz Labi, i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Epo mbaro e më thuaj...”.
Iljaz Labi, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “Do të marr unë pa merak”.
Iljaz Labi, i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...OK..”.
Iljaz Labi, pas tre ditësh i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “..Si je zotni...”.
Elidjan Laska,komunikon me shtetasin Nexhmi Balla,ku e pyet nëse ia kishte dhënë Jovanit ofertat. Nexhi i thotë se po. Elidojani e pyet nëse ishte lidhur me Shemen. Nexhi i thotë që me Sehemn të lidhej vetë Elidjani. Në datën 31 maj 2016, Elidjan Laska, komunikon me shtetasin Nexhmi Balla.
Elidjani e sqaron se është brenda te Drejtoria e Burgjeve por punonjësit i thonë të priste. Nexhmi Balla, komunikon me Shemsi Sinani. Të dy bisedojnë për t’u takuar dhe për të pirë kafe së bashku. Nexhmi Balla, komunikon me Shemsi Sinani,ku Shemsiu i thotë Nexhit se po vinte.Po në këtë datë Ylber Kalaja,komunikon me shtetasin Shemsi Sinani.
Shemsiu i thotë se është me vonesë për t’u futur te Drejtoria e Burgjeve, pasi afati i fundit ishte ora 14:00. Sërisht në ditën e fundit të muajit Maj 2016, shtetasi Ylber Kalaja, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, dhe të dy bisedojnë për të ngrënë drekë te “Floga”.Një person i identifikuar me emrin “Xhino”, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani,dhe zhvillojnë këtë bisedë:
Shemsiu i thotë se është te lokal “Floga”, të gjithë siç ishin. Xhino e pyet se çfarë u bë.
Shemsiu i thotë se e mbyllëm një çikë me dinakëri. Shemsiu i thotë se u la ai i Nexhit
Ndërkohë në 3 qershor 2016 nën/drejtori i Burgjeve Iljaz Labi, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Mirë shefo...”.
Iljaz Labi, i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Unë jo dhe aq mirë...”.
Iljaz Labit, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Po i kam thënë Shemsiut të vijë të takoj me koh...”.
Iljaz Labi, i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Shife takohemi pimë një kafe ose më thuaj nëse nuk ke kohë vëlla dhe nuk ka problem fare!”.
Iljaz Labit, i vjen një sms nga shtetasi Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Po për zotin i kam thënë me koh se nuk jam kalamo unë megjithatë do kthehem në Tiranë dhe do ta marë dhe atë...”.
Iljaz Labi, i dërgon një sms shtetasit Ylber Kalaja, me këtë përmbajtje: “...Ok”.
Ylber Kalaja,komunikon me shtetasin Shemsi Sinani.
Ylberi i thotë Shemsiut: “..Eee, po shko takoje një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe, i thashë se i kam thënë Shemes të të vijë të takoj, ka një javë, s’ka ardhur akoma i thashë unë... I kam thën Shemes, me ardhë me të taku...”. Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur.
Ylberi i thotë përsëri: “...Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut...”.
Shemsiu e pyet: “...Po 1 apo?”.
Ylberi i thotë: “...Po 2, o burrë tani, se s’jemi kalamaj, se s’dihet si merr puna o burrë i dheut, të mbajmë ekulibër o burrë i dheut, po hajde e ulëm një çikë atë, le të ulet o burrë i dheut, se çar do bëjmë me këto të tjerat a e kupton. A më kupton... Ne kemi mbajtë ekuilibër gjithë këto kohë, tani ta dhjesim në fund fare, kot. Më kupton”.
Shemsiu i thotë:“Mirë po, s’po na ngelet gjë, e kupton. Tani po them unë siç thoshe ti, tani ti s’po thua gjë..”.
Ylberi i thotë përsëri: “... kemi bërë vetë këtë mënyrë, a e kupton dhe ne s’do ta dhjesim tani në fund fare, kot, a e kupton”.
Shemsiu bie dakord.
Në 4 qërshor Elidjan Laska, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, Shemsiu e pyet Elidjanin: “...Ore, më tha Nexhi, të ka dhënë 20 miljon lekë për t’mi dhënë mua...”.
Elidjani i thotë: “...Jo, s’mi ka dhënë për ty, mua ai...”. Shemsiu i kërkon lekët.
Elidjani i thotë se lekët nuk ishin për Shemsiun. Shemsiu e pyet se për kë ia kishte dhënë lekët “Nexhi”. Elidjani i thotë se nuk mund të fliste në telefon.
Shemsiu e pyet përsëri: “...Ore një minutë, ka kaluar buka, janar-shkurt-mars, që kan kaluar te ty Berti”.
“Po”, i thotë Elidjani.
Shemsiu i thotë që tani kani kaluar te Nexhi dhe më pas i thotë: “Nexhi, ti ka dhënë ty, edhe më tha, më mori vetë, i kam dhënë Elidjanit, se nuk jam, do lëviz, - tha. - I kam dhënë Elidjanit 20 miljon lekë, - tha, - për të mbyllur ato”.
Elidjani i thotë se Nexhi i ka thënë ndryshe. Elidjani i thotë se Nexhi ia ka dhënë për person tjetër.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com