Tenderi/ Hetimet për Avdjol Dobin dhe se kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re

Tenderi/ Hetimet për Avdjol Dobin dhe se kush fshihet pas ‘çunakut’ të Unazës së Re

Avdjol Dobi

Avdjol Dobi, 26-vjeçari misterioz që rezulton të jetë përfaqësuesi, ligjor i kompanisë “DH-Albania”, e cila ka rezultuar fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, këtë javë do pyetet në prokurtorinë e Tiranës. Një element i hetimit që sapo ka filluar në prokurorinë e Tiranës është të zbulojë kush fshihet mbrapa 26-vjeçarit Advjol Dobi, që nuk ka asnjë fuqi financiare për ta derdhur 1.8 milion euro si fond garancie në arkën e shtetit.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse çertifikata është fallso, Dobit do t’i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre vitete të fundit.

Thirrja në prokurori, por asnjë masë sigurie
Pikërisht për këtë vërtetim dhe vërtetësinë e këtij dokumenti, Avdjol Dobi është thirur dy ditë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin e tenderit janë origjinale. Por pavarësisht këtij takimi me kreun e ARrSH Afrim Qëndro, javën që vjen Avdjol Dobi do zhvillojë një takim më të tensionuar në prokurorinë e Tiranës. Prej dy ditësh kjo prokurori ka nisur hetimet për skandalin e fitimit të tenderit 18 milion euro, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit të “Unazës së Re”, tek ish-sheshi “Shqiponja”.

Ndërkohë çuditërisht nuk është marë asnjë masë ndalimi për Dobin, i cili në çdo moment mund të ikë nga Shqipëria. Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware në SHBA. Njëherësh prokuroria e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të këtij personazhi, do konsistojë në zbulimin e origjinës të shumës prej 1.8 milion euro që kompania “DH-Albania” dhe “Biba X”, ka ngrirë si fund garancie, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit. Ndërkohë një burim pranë prokurorisë së Tiranës thanë për gazeta “Shqiptarja.com” se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”,duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat. Pritet që në ditët në vijim kompjuterat të çohen për ekspertim në laboratorin shkencor, ndërkohë skaner do i bëhet dhe E-maileve të Avdjol Dobit, për të marrë komunikimet elektronike që 26-vjeçari mund të ketë bërë me persona të ndryshëm në SHBA, për këtë çështje.

Krahasim të dokumentave
Tashmë do t’i duhet prokurorëve të Tiranës, që të zbardhin të vërtetën e këtij skandali, ku pritet që hetimi të bashkërendohet dhe me drejtësinë Amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentacionit me ato që “DH-Albania”, ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerë nga departamenti i shtetit të Delaëare në SHBA.Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunwell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës ti drejtohet me një letërporosi drejtësisë së SHBA-së, ku të kërkojë informacion për këtë çështje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kot: 11/12/2018 12:14

    Gjiknuri urgjent nese i ka ngelur dhe pak mend ne koke duhet te jape doreheqjen. Kjo eshte flagrante dhe nje minister europian ne vend te tij do ishte terhehur. Nese nuk e ben dmth edhe prokuroria do ta mbylle ceshtjen

    Përgjigju
  • Free: 10/12/2018 00:44

    U bo nomi per ata qe shisnin qepe e domate apo noi fakir qe kapet me cigare hashash ky tjetri figurant injje korrupdioni nasiv eshte ne hjendje te lire

    Përgjigju
  • ROMA: 09/12/2018 19:48

    shtete vari k....n .PER TE MARE NJE TENDER SI KJO E UNAZES MINIMO DUHET NJE EKSPERINZ ME 10 VJET PUNE TE PASTER .DHE ME BILANCE POZITIV.SHQIPERIA SDRYSHON KURRRRRRE.

    Përgjigju
  • drini: 09/12/2018 17:23

    Cfar fytyre ky duket qe eshte trafikant,kriminel.Anuk esht turp per nje qeveri te majt dhe nje kryeminister si Edi Rama,fovorizon tille surrat fallsfikatoresh,qe aktivitetin e tij e shtrin deri ne Amerik.Per kete nuk duhet votuar Ramem bashke me karagjozin e tij Gjiknuret,i cili duhet te ishte shkarkuar nje ore e me pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin