Tenderi i barnave, grinden grosistët
"Deklaratat, për interesa të vogla"

Tenderi i barnave, grinden grosistët<br />
TIRANE - Ndryshimi i procedurave për tenderat e mëdha të barnave nga Ministria e Shëndetësisë ka futur në sherr grosistët. Pas deklaratave të importuesve të medikamenteve patentë, se procedurat e reja kanë cënuar cilësinë e barnave që tashmë po futen në vendin tonë, sot kanë reaguar përfaqësuesit e barnave xhenerikë, duke i konsideruar këto deklarata të papërgjegjshme, e dashakeqe, që bëhen vetëm për përfitime të vogla.

"Ndihemi të fyer dhe të nëpërkëmbur nga këto deklarata fund e krye të rreme. Garantojmë plotësisht cilësinë edhe efektshmërinë e barnave për furnizimin e spitaleve dhe për listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2014 e në vijim. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të lejojmë që, në kurriz të punës dhe përpjekjeve tona të përditshme, të luhet loja e rrezikshme e përfitimeve të vogla e okulte të politikës së ditës, apo interesave mbytëse të klientëve të përhershëm të një tregu pa alternativa apo pa të drejtë zgjedhjeje." thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga 8 përfaqësi farmaceutike të barnave xhenerikë.

Gati një muaj më parë distributorët e medikamenteve patentë në vendin tonë u përfshinë në debate me ministrinë e shëndetësisë, pasi kjo e fundit ndryshoi procedurat e tenderave të mëdha të barnave.

Deklarata
(Në foto: Deklarata e 8 përfaqësive farmaceutike të barnave xhenerikë.)

Për grosistët procedurat e reja kanë cënuar cilësinë e medikamenteve, por ministria e shëndetësisë e ka mohuar kategorikisht këtë fakt dhe ka deklaruar se ndryshimi i këtyre procedurave ka hequr monopolet në treg duke bërë që këtë vit të blihen disa herë më shumë medikamente.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024