Tenderi i rindërtimit të shkollave dhe shtëpive, PD: Ja si po e përcakton Rama fituesin (VIDEO)

TIRANE-Partia Demokratike akuzon qeverinë për tenderin e rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Ish-deputetja Dhurata Çupi shprehet se Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro. Por ku është abuzimi sipas PD-së?

Çupi thotë se me procedurë të kufizuar antiligjore qeveria po paracakton me kë do të ndajë paratë. Sipas saj, janë lënë vetëm 10 ditë kohë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20. Me këtë veprim, vijon më tej Çupi, qeveria shqiptare largon nga gara kompanitë e huaja dhe ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit.

Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga  virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni. Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep dhe me kë do t’i ndajë, duke kufizuar pjesëmarrjen në tender të kompanive shqiptare dhe të huaja. Nga të dhënat e Open Data Albania u mësua se menjë procedurë të kufizuar, antiligjore, kompanitë ndërkombëtare janë përjashtuar de fakto nga gara, por edhe kompanive shqiptare nuk u është lënë kohë e mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur dokumentacionin.

Në shkelje të hapur të ligjit, qeveria u ka dhënë kompanive gjysmën e kohës që parashikon ligji për t’u bërë pjesë e tenderit më të madh të kryer për këtë vit. Janë vetëm 10 ditë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20 ditë. Po të kishte zgjedhur tenderin e hapur ndërkombëtar, pa asnjë kufizim dhe ngut, qeveria do të ishte e detyruar t’u linte kompanive 52 ditë kohë. Duke patur më shumë kohë, mund të bëhet një projekt më i mire, mund të ketë më shumë oferta, mund të kursehen më shumë para.

Por ky nuk është prioriteti i Edi Ramës. Duke zgjedhur procedurën e kufizuar në vend të tenderit të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare arrin dy gjëra; Largon nga gara kompanitë e huaja dhe ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit, me të cilat ka ndarë çdo projekt dhe koncesion korruptiv me vlerën më të lartë të mundshme.

Janë të tilla manovra të pista, që vijnë era vjedhje arsyeja kryesore pse Edi Rama shtyn pa kriter dhe kundër përcaktimeve kushtetuese afatin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Është kriminale që një kohë kaq kritike për shqiptarët po përdoret nga qeveria për të vjedhur paratë e tyre dhe për t’I ndarë me klientët e përhershëm. Një tender si ky, 76.4 milionë euro e bën shumë të qartë panoramën. Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar” akuzon PD.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja