Tenderi/ Kompania zvicerane Penzoil çon në Gjykatë Komisionin e Prokurimeve

Tenderi/ Kompania zvicerane Penzoil çon në Gjykatë Komisionin e Prokurimeve

Më 19 mars 2019 kompania zvicerane Penzoil Trading SA, me aktivitet ndërkombëtar në tregtimin, kontrollin dhe inspektimin e produkteve të naftës dhe gazit, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Objekti i padisë ka të bëjë me një tender të datës 9 shtator 2018 lidhur me dhënien e koncesionit ndaj privatëve për kontrollin ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN), me një fond limit prej 64 milionë e 890 mijë lekësh.

Pas publikimit të njoftimit për tenderin në fjalë, Penzoil shprehu interesin për të marrë pjesë në garë, që nuk përjashtonte kompanitë e huaja, me besimin se do të ofronte një përvojë të theksuar në fushën e sektorit të kërkuar, por shpejt drejtuesit e saj kanë konstatuar se kriteret specifike dhe ato të përgjithshme të vendosura nga ana e autoritetit kontraktor, i cili në këtë rast ishte ministria e Financave dhe Ekonomisë, binte në konflikt me rregullat ligjore të shpallura lidhur me koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Po kështu, janë konstatuar mospërputhje edhe me standardet dhe parimet e sanksionuara në Ligjin nr. 125/2013 datë 24 prill 2013. Sipas paditësve, kriteret e sipërpërmendura, të caktuara nga autoriteti shtetëror, përbëjnë një pengesë serioze për zhvillimin e një procedure objektive dhe të paanshme, të bazuar në parimet e konkurrencës së ndershme dhe kjo gjë mund të pasqyrohet në një vlerësim të shtrembëruar të ofertës fituese dhe dhënien e një avantazhi jo-konkurrues një kompanie vendase.

Më 28 shtator 2018 kompania zvicerane paraqiti ankesë tek Komisioni i Prokurimit Publik, duke i kërkuar të shqyrtonte kriteret e pasqyruara në dokumentat standard të koncesionit, të cilat, sipas saj, nuk ishin në përputhje me parimet e transparencës, mos-diskriminimit, proporcionalizmit, efikasitetit, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe sigurisë ligjore.

Por Komisioni i Prokurimeve, organ që duhet të marrë vendime lidhur me parregullsi në procesin e tenderimit, në fakt vendosi më 7 shkurt 2019 se ankesa e Penzoil-it nuk qendronte, duke i dhënë të drejtë në çdo hap autoritetit kontraktues. Ky vendim është edhe objekt i padisë që është dorëzuar tani tek Gjykata Admnistrative. Sipas juristëve të kompanisë me bazë në Chiasso të Zvicrës, vendimi në fjalë i Komisionit të Prokurimit Publik bie në kundërshtim të hapur dhe është në shkelje flagrante me ligjin. Aktualisht, tenderi ndodhet i bllokuar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë bllokim.    

Tenderi
Dy herë në vit, është qenë Drejtoria e Metrologjisë që ka kryer deri tani kontrollin e pompave të naftës dhe të gazit të lëngshëm, shërbim që synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet me sasinë e karburantit. Por një vendim i Këshillit të Ministrave, i pasuar nga një tender i shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i ka hapur rrugën dhënies së këtij shërbimi me koncesion. Në dhjetor 2016 në qeveri ka ardhur një propozim i pakërkuar nga kompania “Noa Control”, e cila u ofrua të zëvendësonte drejtorinë e Metrologjisë në kryerjen e kontrollit të distributorëve të karburanteve. Një vit e gjysmë pas propozimit, kompanisë private iu akordua nga Këshilli i Ministrave një bonus prej 10 pikësh, në një garë me fond limit 64.8 milionë lekë të reja për një periudhë 20-vjeçare.Më 17 shtator 2018 ministria e Financave e shpalli tenderin. Në datën 18.09.2018 është publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura konkurruese “E hapur”, me objekt: “Për kontrollin ligjor të instrumentave matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumentave shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN)”, me fond limit 64.890.600 lekë.

Përveç kundërshtive në procesin e prokurimit, janë ngritur disa probleme edhe nga bizneset dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit. Një problem i mgritur është ai se nuk dihet se cili do të jetë përfitimi dhe cila është realisht leverdia e dhënies me koncesion, ndërkohë që, nga ana tjetër, po i jepet një privati një të drejtë që praktikisht i takon shtetit. Po kështu, janë ngritur shqetësime për shmangien në këtë rast nga detyrimi ligjor për konsultime me publikun dhe grupet e interesit si dhe përjashtimin e kompanive të huaja nga konkurrenca përmes kriterit për akreditimin.

Ndërkohë, shqetësim tjetër mbetet rreziku i rritjes së kostos në sektor, që do të transferohej nga kompania private tek blerësi fundor, duke rritur çmimin me pakicë të naftës, benzinës e gazit.Ndërkohë, koncesioni i pompave nuk është ngarkesa e parë mbi çmimin e karburanteve, por e treta, që qeveria u ngarkon qytetarëve nëpërmjet privatëve. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, parà të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës, por në vend që të shkonin në buxhetin e shtetit, janë devijuar në llogari private përmes koncesioneve, të cilat lindin si oferta të pakërkuara dhe me procedura të kontestuara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koncesioni i pompave të naftës, gjykata anulon vendimin: 27/05/2019 23:11

    Gjykata Administrative vendosi anulimin e vendimit të Komisionit të Prokurorimeve Publike dhe riberjen e kritereve të Koncesionit të pompave të naftës. Ishte gjykatësja Nafije Hasko ajo që dha vendimin i cili do të zbardhet pas disa ditësh. Për here të parë një Gjykatës jep një vendim të tillë në Shqipëri.

    Përgjigju
  • redi: 27/03/2019 15:50

    Sekseri Ahmetaj ka bete cfar i ka dash qefi me financat shqiptare .Ai e ka vendin ne Rec dhe ti konfiskohet pasuria

    Përgjigju
  • Mondi: 27/03/2019 09:52

    Kjo eshte Shqiperia qe duam , qe respekton ligjet nderkombetare. Po nuk qe kompani qe ka lidhje me qeveine nuk ka shance te marre ndonje koncesion.

    Përgjigju
  • ANALISTI: 27/03/2019 09:10

    Pse ti hiqet kjo detyre funksionale D.Meterologjise, institucion shtetror i specializusr, apo nje mundesi tjeter per te çvatur xhepat e shqiptarve??!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë