Berisha: Qeveria tender 2,5 miliardë lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë! 5 mln euro kilometri, s’ndodh askund në botë përveçse në Shqipëri

 

Nga takimi në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se qeveriva ka dhënë tender për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.

Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh askund në botë përveçse në vendin tonë.

“Ku i ke çuar rreth 12 mld euro që mungojnë. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. U nis rruga Kardhiq-Delvinë loti i parë, u ndërtua me 700 mijë euro kilometri.  Lexoja sot rrugët e Florinjta. Kanë filluar zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd. 5 mln euro kilometri zgjerimi i rrugës. Nuk ndodh kund në botë përveçse si në Shqipëri. Nuk vidhet askund kështu”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha akuza qeverisë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë: 5 mln euro kilometri, s’ndodh askund në botë përveçse në Shqipëri


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre

Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre