Tenderi te 'Unaza e Re', flet për herë të parë Rama: Do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi

Tenderi te 'Unaza e Re', flet për herë të parë Rama: Do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij ka nisur punën për hartimin e një kërkesë për dëmshpërblim për prishje imazhi ndaj kompanisë “DH ALBANIA”. 

Kemi marrë avokat për të hartuar një kërkesë për dëmin moral. Tani është çështje drejtësie. Është formuar KLGJ dhe KLP dhe do të hapen rrugët e drejtësisë për shumë gjëra dhe jo vetëm për këtë.

Edi Rama, kryeministër

Ndër të tjera, në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama u shpreh se që në momentin që skandali është publikuar në media, qeveria e tij i është drejtuar shtetit amerikan për të vërtetuar faktin nëse dokumentat dhe firma e sekretarit të shtetit ishte e falsifikuar ose jo. 

 “Që në momentin që ka dalë në një media i jemi drejtuar Ambasadës Amerikane, shtetit amerikan dhe i kemi kërkuar menjëherë të na informojë lidhur me autenticitetin e pretendimit dhe të na mundësojë nëpërmjet kanaleve zyrtare të dimë kush janë ata që fshihen pas këtij operacioni, me letra. Që t’i japim fund edhe asaj që thoni ju jo është Edi Rama, jo është Damian Gjiknuri,”- tha Rama.

Më tej, kryeministri shpjegoi se çfarë do të ndodhë edhe me fondin e garancisë që do të sekuestrohet nga kompania e cila drejtohet nga një 26-vjeçar.

Kemi filluar procedurën për të sekuestruar 2 milionë eurot e garancisë, të cilat do t’i kthejmë në një fond mbështetjeje për familjet në nevojë që dëmtohen nga investimet publike dhe ndërkohë kemi marrë avokat për të hartuar një kërkesë gjyqësore për dëmin moral. Janë të gjitha kapto masa që janë ndërmarrë. Tendera ku hyjnë kompani me firma të falsifikuara ka në të gjithë botën”.

Kompania “DH Albania” e cila fitoi tenderin me vlerë 18 milion euro, për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re, është kallëzuar në prokurori për falsifikim dhe mashtrim, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. (LEXO KËTU) Prokuroria po heton gjithashtu edhe për akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. “DH ALBANIA” funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Rama: Do t’i dixhitalizojmë doktoraturat, kështu zbulohet edhe plagjatura

Teksa po fliste lidhur me përmirësimet që janë bërë në universitet gjatë 5 viteve të qeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmenduar edhe çështja e doktoraturave. Rama tha se të gjitha doktoraturat do të dixhitalizoheshin në mënyrë që të zbuloheshin plagjiaturat.

“Kush nuk i plotëson kushtet do të hiqet. Tani titujt i jep universiteti dhe jo këshilltari i Saliut. Pavarësisht se ata i kanë bërë atë mbi të,” -tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkoder: 14/12/2018 12:40

    Ah qe skam nje grusht te fuqishem e malin qe heshte ne gjoks me ia mveshe.

    Përgjigju
  • Toni: 14/12/2018 09:40

    Gjithsesi o ti o gjiknuri duhet te ikni. Eshte qelbur peshku nga koka. Robt e gjiknurit po bejne namin nga jugu ne veri

    Përgjigju
  • Alex: 14/12/2018 06:47

    Prishje imazhi thote Kryeministri, kjo ose eshte afere korruptive me qellim ose paaftesi per te kontolluar diqka kaq te thjeshte,,d m th duhet te japesh doreheqjen sa me pare.

    Përgjigju
  • memento mori: 14/12/2018 05:21

    WTF, kam mendimin se e beson edhe vet qe tallja me ne popullin eshte e vertet. keto gjyqe do jene te verteta si ato qe behej dikur per Delijorgjin, i cili ca kohe i kalontr ne burg e ca kohe fitonte tendera. po ju lunte te gjithve se nje here ne jete te bie mundesia te te bjere kjo lotari. qe ju vampirat te pini gjakun ketij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja